Erdogan mbërrin në Kryeministri, takim me Ramën

Pas konferencës për mediet me Ramën, në orët e pasdites Erdogan do të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë.


Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka mbërritur në Kryeministri ku do të zhvillojë një takim me Kryeministrin Edi Rama.

Gjithashtu pas takimit në Kryeministri pritet të mbahet Këshilli i Bashkëpunimit të nivelit të lartë Shqipëri-Turqi dhe më pas do të bëhet firmosja e marrëveshjeve respektive mes dy vendeve.

Më pas kryeministri Rama dhe presidenti Erdogan do të mbajnë një deklaratë të përbashkët për shtyp.

Pas konferencës për mediet me Ramën, në orët e pasdites Erdogan do të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë.

📍Kryeministria – Mbërritja e Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan🇦🇱🤝🇹🇷

📍Kryeministria – Mbërritja e Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan🇦🇱🤝🇹🇷

#KrenarpërShqipërinë❤️🦅
#VetëmPërpara➡️🇪🇺
#SHQIPËRIA2030🇦🇱

Posted by Edi Rama on Thursday, October 10, 2024

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan mbërriti sot në Shqipëri, ndërsa u prit në aeroportin e Rinasit nga zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Më pas Presidenti Erdogan dhe delegacioni shoqërues u pritën nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj me ceremoni shtetërore. Begaj dhe Erdogan patën edhe një takim kokë më kokë.

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Erdoğan do të shoqërohet nga zonja e parë Emine Erdoğan, ministri i Jashtëm Hakan Fidan, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mehmet Fatih Kacır, ministri i Tregtisë Ömer Bolat, ministri i Rinisë dhe Sportit Osman Aşkın Bak, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë İbrahim Yumaklı, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Abdulkadir Uraloğlu, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar, kreu i Kryesisë së Komunikimeve pranë Presidencës Fahrettin Altun, kreu i inteligjencës (MIT) İbrahim Kalın, kreu i Çështjeve Fetare Ali Erbaş, kryekëshilltari i Presidentit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Akif Çağatay Kılıç dhe kreu i Industrisë së Mbrojtjes, Haluk Görgün.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Borxhi publik në 2025 parashikohet të zbresë nën 56% të PBB

Për vitin 2025, buxheti do të zbatohet në përputhje të plotë me objektivat kryesore të politikës fiskale, duke synuar të…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Borxhi publik në 2025 parashikohet të zbresë nën 56% të PBB

Për vitin 2025, buxheti do të zbatohet në përputhje të plotë me objektivat kryesore të politikës fiskale, duke synuar të…