Rama: Potencial i jashtëzakonshëm i partneritetit me Turqinë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria dhe Turqia synojnë të arrijnë tavanin e 2 miliardë eurove sa i përket nivelit të shkëmbimeve tregtare.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria dhe Turqia synojnë të arrijnë tavanin e 2 miliardë eurove sa i përket nivelit të shkëmbimeve tregtare.

Në një deklaratë të përbashkët me Presidentin e Turqisë, Presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, Rama falënderoi presidentin turk për vizitën e tij sot në Shqipëri.

“Së pari dua të përsëris edhe njëherë për të disatën herë qysh kur Presidenti ka ngjitur shkallët e kësaj godine, falënderimet dhe shprehjen më të sinqertë të mirënjohjes për vizitën sot në Tiranë, së bashku me një pjesë të konsiderueshme të ekipit të tij qeveritar”, tha Rama.

“Jam vërtet shumë i kënaqur që zhvilluam takimin e dytë të Këshillit të Nivelit të Lartë të Bashkëpunimit, ku jo vetëm konfirmuam, vendosmërinë për ta forcuar më tej karakterin strategjik të këtij bashkëpunimi, por edhe mundëm të vlerësojmë zbatimin konkret të marrëveshjeve të bëra, si edhe potencialin e jashtëzakonshëm të kësaj marrëdhënieje”, theksoi Rama.

“Presidenti i Republikës së Turqisë e përsërit sa herë takohemi dhe me shumë të drejtë, që niveli i shkëmbimeve tregtare mes Turqisë dhe Shqipërisë nuk e pasqyron ashtu siç duhet potencialin mes dy vendeve dhe sikundër e dëgjuat dhe nga ai vetë, ambicia jonë është që sa më shpejt ne të arrijmë tavanin e 2 miliardë eurove, për të çelur pastaj një fazë të dytë me edhe më shumë zhvillim të këtyre shkëmbimeve”, shtoi Rama.

Lexo më shumë nga

At Shtjefën Gjeçovi, intelektuali françeskan i vrarë nga shovinistët serbë

At Shtjefën Gjeçovi u bë i famshëm me librin “Kanuni i Lekë Dukagjinit”.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

At Shtjefën Gjeçovi, intelektuali françeskan i vrarë nga shovinistët serbë

At Shtjefën Gjeçovi u bë i famshëm me librin “Kanuni i Lekë Dukagjinit”.