Denaj nënshkruan me homologun turk Deklaratën për Sigurimet në Bujqësi

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Anila Denaj, nënshkroi sot në Tiranë, me homologun turk, Ibrahim Yumakli, deklaratën “Mbi bashkëpunimin në fushën e sigurimeve në bujqësi”.


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Anila Denaj, nënshkroi sot në Tiranë, me homologun turk, Ibrahim Yumakli, deklaratën “Mbi bashkëpunimin në fushën e sigurimeve në bujqësi”, duke shënuar një etapë të re në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në këtë fushë.

Deklarata e nënshkruar synon të sjellë një model të ri sigurimesh për bujqësinë shqiptare, të ngjashëm me Fondin e Sigurimeve Bujqësore të Turqisë (TARSIM).

Sipas njoftimit për shtyp të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ky bashkëpunim pritet të sjellë përfitime të rëndësishme për fermerët shqiptarë, duke siguruar mbështetje më të fortë financiare dhe një mjedis më të qëndrueshëm për sektorin bujqësor.

Gjithashtu bashkëpunimi mes dy vendeve, krijon një kornizë të re për shkëmbime institucionale dhe për thellimin e marrëdhënieve në fushën e sigurimeve në bujqësi, me një impakt konkret dhe të drejtpërdrejtë në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë në Shqipëri.

Sipas MBZHR-së, rëndësia e kësaj marrëveshjeje është garantimi i mbështetjes së nevojshme për fermerët shqiptarë dhe për rritjen e mundësive të tyre për përballimin e sfidave në bujqësi.

Deklarata e nënshkruar sot i hap rrugë thellimit të bashkëpunimit dhe pritet të sjellë përfitime të ndjeshme në zhvillimin rural në vendin tonë.

Marrëveshja mes dy ministrave u nënshkrua pas Këshillit të Bashkëpunimit të nivelit të lartë Shqipëri-Turqi, që u zhvillua në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Shqipëri Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i shoqëruar nga zonja e parë Emine Erdoğan, ministri i Jashtëm Hakan Fidan, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mehmet Fatih Kacır, ministri i Tregtisë Ömer Bolat, ministri i Rinisë dhe Sportit Osman Aşkın Bak, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë İbrahim Yumaklı, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Abdulkadir Uraloğlu, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar, kreu i Kryesisë së Komunikimeve pranë Presidencës Fahrettin Altun, kreu i inteligjencës (MIT) İbrahim Kalın, kreu i Çështjeve Fetare Ali Erbaş, kryekëshilltari i Presidentit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Akif Çağatay Kılıç dhe kreu i Industrisë së Mbrojtjes, Haluk Görgün.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…