Këshill Bashkëpunimi i nivelit të lartë Shqipëri-Turqi!

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan nënshkruan deklaratën e përbashkët.


Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan nënshkruan sot në Tiranë deklaratën e përbashkët për thellimin e partneritetit strategjik, përmes krijimit të një Këshilli bashkëpunimi të një niveli të lartë.

Më pas ministrat e dy vendeve, Shqipërisë dhe Turqisë firmosën 3 marrëveshje bashkëpunimi.

Një ndër marrëveshjet e nënshkruara mes Turqisë dhe Shqipërisë është deklarata e synimit mbi bashkëpunimin në fushën e sigurimeve në bujqësi të mbështetur nga shteti midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë të Republikës së Turqisë, e cila u firmos nga Anila Denaj, ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ibrahim Yumakli, ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë.

Marrëveshja tjetër e firmosur është protokolli ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Lartë të Arsimit të Republikës së Turqisë për Hapjen e Degës, Njësisë Akademike, Programeve të Studimit nga Universiteti Teknik i Stambollit në Shqipëri. Kjo marrëveshje u firmos nga për palën shqiptare nga Ogerta Manastirliu, ministër i Arsimit dhe Sportit dhe për palën turke nga Erol Ozvar, President i Kryesisë së Këshillit të Arsimit të Lartë e Republikës së Turqisë.

Po ashtu, mes dy vendeve u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për Media dhe Informim të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë për bashkëpunim në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin. Për palën shqiptare memorandumi u firmos Alteo Hysi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim dhe për palën turke Fahrettin Altun, Drejtor i Komunikimit të Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Borxhi publik në 2025 parashikohet të zbresë nën 56% të PBB

Për vitin 2025, buxheti do të zbatohet në përputhje të plotë me objektivat kryesore të politikës fiskale, duke synuar të…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Borxhi publik në 2025 parashikohet të zbresë nën 56% të PBB

Për vitin 2025, buxheti do të zbatohet në përputhje të plotë me objektivat kryesore të politikës fiskale, duke synuar të…