Manastirliu- Özvar nënshkruajnë protokollin për hapjen e degës së Universitetit Teknik të Stambollit në Shqipëri

Protokolli i përbashkët u nënshkrua në kuadër të vizitës së Presidentit të Republikës të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në vendin tonë.


Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe Presidenti i Kryesisë së Këshillit të Arsimit të Lartë të Republikës së Turqisë, Prof. Dr. Erol Özvar, nënshkruan sot “Protokollin ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Kryesisë së Këshillit të Arsimit të Lartë të Republikës së Turqisë për hapjen e degës dhe programeve nga Universiteti Teknik i Stambollit në Shqipëri.”

Protokolli i përbashkët u nënshkrua në kuadër të vizitës së Presidentit të Republikës të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në vendin tonë.

Ky protokoll shënon një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

Ky bashkëpunim do të vijojë më tej me nënshkrimin e marrëveshjes, e cila do të përcaktojë funksionimin e degës së këtij universiteti në Shqipëri.

Universiteti Teknik i Stambollit është një nga universitetet më të mira teknike në Evropë në fushën e inxhinierisë, teknologjisë dhe shkencave natyrore dhe që ofron një gamë të gjerë programesh akademike.

Borxhi publik në 2025 parashikohet të zbresë nën 56% të PBB

Për vitin 2025, buxheti do të zbatohet në përputhje të plotë me objektivat kryesore të politikës fiskale, duke synuar të…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Borxhi publik në 2025 parashikohet të zbresë nën 56% të PBB

Për vitin 2025, buxheti do të zbatohet në përputhje të plotë me objektivat kryesore të politikës fiskale, duke synuar të…