Hasani: Shqipëria në orët e fundit për çeljen e negociatave me BE-në
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani vlerësoi sot se Shqipëria ndodhet në orët e fundit të çeljes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani vlerësoi sot se Shqipëria ndodhet në orët e fundit të çeljes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Duke folur në samitin e Grave të Diasporës në Tiranë, Hasani vuri në dukje se falë përpjekjeve, Shqipëria ka hedhur hapa konkretë përpara, të matshëm dhe realë, në rrugëtimin si një vend me institucione të konsoliduara demokratike, progresi i të cilit njihet dhe pranohet edhe prej miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Kështu, shtoi ai, “kemi mbërritur në orët e fundit për çeljen e negociatave me Komisionin Europian për kapitujt e parë për anëtarësimin e vendit tonë në BE, një hap më tej i njohjes së seriozitetit të reformave dhe angazhimeve tona për këtë proces jetik të Shqipërisë dhe për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë e punojnë, dhe falë jush këto realitete po bëhen gjithnjë e më të prekshme”.