Denaj: Bashkëpunim me Hungarinë në fushën e bujqësisë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj si dhe ministri hungarez i Bujqësisë dhe Ushqimit, Nagy Istvan nënshkruan sot një memorandum mirëkuptimi.

Shqipëria dhe Hungaria synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj si dhe ministri hungarez i Bujqësisë dhe Ushqimit, Nagy Istvan nënshkruan sot një memorandum mirëkuptimi.

Ministrja Denaj bëri të ditur se përmes këtij memorandum synohet forcimi i bashkëpunimit në sektorët e bujqësisë dhe zhvillimit rural, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të të dy vendeve, si dhe në përgatitjen e Shqipërisë për integrimin në BE.

Denaj tha se do të forcohet bashkëpunimi në fushat e teknologjisë bujqësore dhe kërkimit dhe zhvillimit.

“Do të punojmë së bashku për të promovuar prodhimin e qëndrueshëm dhe të sigurt të ushqimit. Kemi shprehur gadishmërinë e vendit tonë për t’u bashkuar me nismën hungareze programin BIOEAST, që synon krijimin e një ekonomie biomase të bazuar në dije në rajonin më të gjerë”, deklaroi Denaj.

(ATSH)

“Expo Albania”, Gonxhja: Qendra më e rëndësishme e panaireve dhe ekspozitave në Ballkan

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit: Një nga “diamantet” në kolanën e investimeve, që pritet të realizohen përmes AIC.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia