“Shigjeta Ilire-24”, Vengu: Demonstrim i profesionalizmit të trupave shqiptare në operacione speciale

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot përmes rrjeteve sociale pamje nga stërvitja “Shigjeta Ilire-24”.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot përmes rrjeteve sociale pamje nga stërvitja “Shigjeta Ilire-24”.

Vengu thekson se kjo stërvitje ka dëshmuar profesionalizmin dhe aftësitë e trupave të Regjimentit të Operacioneve Speciale, të cilët kaluan me sukses vlerësimin kombëtar të një Task Grupi të Operacioneve Speciale Tokësore.

Në një njoftim në rrjetet sociale, ministri Vengu tha se vlerësimi kombëtar i një Task Grupi të Operacioneve Speciale Tokësore, u zhvillua nën monitorimin e përfaqësuesve të Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s.

“Së bashku me ekuipazhet e helikopterëve Cougar dhe Black Hawk të Forcës Ajrore, operatorët specialë treguan një nivel të lartë përgatitjeje operacionale dhe ndërveprimi.

Vengu, po ashtu thekson se Ministria e Mbrojtjes vazhdon të investojë në kapacitetet njerëzore.

“Ky angazhim është i reflektuar qartë edhe në vendimin e fundit të qeverisë shqiptare për rritjen e trajtimit financiar të ushtarakëve që preku edhe forcat e Regjimentit të Operacioneve Speciale me shumën deri në 40.000 lekë”, përfundoi ministri Vengu postimin e tij.

(ATSH)

Stërvitja "Shigjeta Ilire-24” dëshmoi profesionalizmin dhe aftësitë e trupave të Regjimentit të Operacioneve Speciale, të cilët kaluan me sukses vlerësimin kombëtar të një Task Grupi të Operacioneve Speciale Tokësore, nën monitorimin e përfaqësuesve të Komandës së Operacioneve Speciale të #NATO -s.

Së bashku me ekuipazhet e helikopterëve Cougar dhe Black Hawk të Forcës Ajrore, operatorët specialë treguan nivel të lartë përgatitjeje operacionale dhe ndërveprimi.

Investimi në kapacitete njerëzore, objektiv i Ministrisë së Mbrojtjes🇦🇱, u reflektua qartë edhe në vendimin e fundit të qeverisë shqiptare për rritjen e trajtimit financiar të ushtarakëve që preku edhe forcat e Regjimentit të Operacioneve Speciale me shumën deri në 40.000 lekë.

#mbrojtja #ROS #NeJemiNato

Posted by Pirro Vengu on Friday, October 11, 2024

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni