Balluku: Mbi 8.2 milionë pasagjerë nga Rinasi në 9 muaj, në 2025 dorëzojmë aeroportin e Vlorës

Balluku theksoi se ka pasur rritje të numrit të destinacioneve të reja nga 109 destinacione të reja në drejtim të Europës në vitin 2023, këtë vit ka pasur 136 destinacione të reja.


Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë informoi sot se në 9-mujorin e parë të vitit 2024 në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” u përpunuan 8 250 000 pasagjerë, ose 53.7% më shumë se një vit më parë.

Në konferencën e organizuar në përmbylljen e sezonit turistik veror 2024, Balluku vlerësoi se flukset e turistëve ishin të paparashikueshme dhe kanë tejkakuar pritshmëritë e vendosura në fillim të vitit.

Duke folur për flukset e regjistruara në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Balluku theksoi se kemi pasur një rritje eksponenciale nga viti në vit për të arritur rritjen me 53.7% në 9-mujorin e parë të këtij viti.

Po ashtu, Balluku theksoi se për të njëjtën periudhë, në aeroportin e Rinasit u përpunuan
53 320 avionë ose 44.5% më shumë krahasuar me vitin 2023.

Balluku tha se parashikimet për numrin e pasagjerëve deri në fund të vitit janë 10.4 milionë pasagjerë, ndërsa shprehu bindjen se edhe kjo shifër do të tejkalohet.

“Parashikojmë që viti të mbyllet me 69 mijë fluturime, të cilat janë të shpërndara gjatë vitit në mënyrë të barabartë, jo si në vitin 2022 që sezoni niste në fund të qershorit. Në një ditë të vetme në aeroportin e Rinasit u regjistruan 45 100 pasagjerë”, shtoi ajo.

Po ashtu, Balluku theksoi se ka pasur rritje të numrit të destinacioneve të reja nga 109 destinacione të reja në drejtim të Europës në vitin 2023, këtë vit ka pasur 136 destinacione të reja.

“Viti 2025 do të ketë një sërë risish në infrastrukturë, por më e rëndësishmja është dorëzimi i Aeroportit të Vlorës, duke i dhënë Shqipërisë një nga aeroportët më të mëdhenj në rajon me pistë të kategorisë E, 3.2 km të gjatë. Presim të kemi edhe udhëtime transoqeanike që nuk do të limitojnë numrin e turistëve që vijnë”, tha ajo.

(ATSH)

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…