Hapja e kapitujve të “Themeloreve”, Rama: Presidenca hungareze ndikim të fuqishëm, zhvillim i merituar për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Presidenca hungareze ka ndikuar ndjeshëm në vendimin për hapjen e kapitujve themelorë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Presidenca hungareze ka ndikuar ndjeshëm në vendimin për hapjen e kapitujve themelorë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Rama ndau disa momente nga takimi që zhvilloi të premten në Hungari me homologun Viktor Orban, teksa e cilësoi si aleatin tradicional të Shqipërisë dhe një mik të vyer.

“Me aleatin tradicional të Shqipërisë dhe mikun e vyer Viktor Orban, në vigjilje të ditës së shënuar të hapjes së kapitujve të “themeloreve”, blloku kryesor i negociatave për anëtarësimin e “Shqipërisë 2030” në Bashkimin Europian. Presidenca Hungareze e BE-së ndikoi fuqishëm në këtë zhvillim pozitiv të merituar për Shqipërinë”, u shpreh Kryeministri.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi më 11 tetor një vizitë zyrtare në Hungari, ku u takua me homologun e tij Viktor Orban.

Në deklaratën e përbashkët pas takimit, Rama dhe Orban u fokusuan në bashkëpunimin dypalësh, procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe çështje të tjera.

Në fjalën e tij kryeministri Rama theksoi se me homologun e tij kishin biseduar për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit dypalësh.

Dje, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (Coreper II) ka miratuar një qëndrim të përbashkët të BE-së duke hapur grupin e parë të negociatave me Shqipërinë, duke lejuar kështu mbajtjen e një konference ndërqeveritare me Shqipërinë më 15 tetor 2024 në Luksemburg.

Shqipëria do të jetë e para ndër vendet kandidate që do të hapë negociatat e anëtarësimit sipas metodologjisë së rishikuar të zgjerimit, e cila do të jetë një moment kyç për vendin e Ballkanit Perëndimor.

Grupi i parë i kapitujve mbulon reformat themelore, duke i hapur rrugën fillimit të negociatave për grupe të tjera. Progresi në këto reforma do të përcaktojë gjithashtu ritmin e përgjithshëm të negociatave.

(ATSH)

Me aleatin tradicional të Shqipërisë dhe mikun e vyer Viktor Orbán, në vigjilje të ditës së shënuar të hapjes së kapitujve të “Themeloreve”, blloku kryesor i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë2030🇦🇱 në Bashkimin Europian

Me aleatin tradicional të Shqipërisë dhe mikun e vyer Viktor Orbán, në vigjilje të ditës së shënuar të hapjes së kapitujve të “Themeloreve”, blloku kryesor i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë2030🇦🇱 në Bashkimin Europian🇪🇺

Presidenca Hungareze e BE-së ndikoi fuqishëm në këtë zhvillim pozitiv të merituar për Shqipërinë🇭🇺🫶🇦🇱

#KrenarpërShqipërinë❤️🦅
#VetëmPërpara➡️🇪🇺
#SHQIPËRIA2030🇦🇱

Posted by Edi Rama on Saturday, October 12, 2024

Lexo më shumë nga

“Expo Albania”, Gonxhja: Qendra më e rëndësishme e panaireve dhe ekspozitave në Ballkan

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit: Një nga “diamantet” në kolanën e investimeve, që pritet të realizohen përmes AIC.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Expo Albania”, Gonxhja: Qendra më e rëndësishme e panaireve dhe ekspozitave në Ballkan

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit: Një nga “diamantet” në kolanën e investimeve, që pritet të realizohen përmes AIC.