Maratona e Tiranës, Veliaj: Promovim i kulturës dhe sportit

Tirana është gati të mirëpresë rreth katër mijë vrapues nga vende të ndryshme të botës, në Edicionin e 8-të.


Tirana është gati të mirëpresë rreth katër mijë vrapues nga vende të ndryshme të botës, të cilët do të marrin pjesë në edicionin e 8-të të Maratonës më 20 tetor.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi sot një takim me organizatorët dhe vullnetarët e ngjarjes më të madhe sportive të vitit, për të koordinuar detajet e fundit dhe mbarëvajtjen e aktivitetit.

Ai u shpreh se Maratona e Tiranës është një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar qytetin. “Maratonën e Tiranës e kemi kthyer në traditë prej 8 vitesh. Do të vijnë vrapues nga Andorra, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Hungaria, India, Irlanda, Japonia, Lituania, Malta, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Rusia, San Marino, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Afrika e Jugut, Spanja, Suedia, Zvicra, Turqia, Ukraina, Anglia, dhe kur shikoj se kemi vrapues edhe nga Meksika, Maroku, Kenia, Kanadaja, do të thotë se praktikisht po na vjen e gjithë bota në shtëpi. Ne e dimë edhe nga historia e Luizës apo Taulantit, se një atlet është edhe një influencer. Praktikisht, kemi një super mundësi që këtë Tiranën që e njohim për jetën, gjallërinë, kulinarinë, e mikpritjen, ta njohë e gjithë bota”, tha ai.

Kreu i bashkisë u shpreh se në këto 8 vite qyteti është maturuar për të mirëpritur organizime të tilla madhore.

“Ky është një “pushtim” i bukur i qytetit, jo si ajo që pamë në fillim të javës”, tha ai, duke iu referuar protestës së thirrur nga opozita.

Veliaj kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e qarkullimit të lëvizjes në disa prej rrugëve në kryeqytet në ditën e maratonës.

“Çdo qytet, edhe Nju-Jorku, Tokio, Londra, Berlini, çdo vend që ju keni parë, maratonën e respekton si një mundësi e jashtëzakonshme për sportin. Nëse një turisti i duhen 10 ditë për të parë çdo gjë në Tiranë, ata të maratonës praktikisht për 1-2 orë do shohin gjithë pikat kryesore të Tiranës dhe do marrin shijen e qytetit tonë”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku dha disa detaje për çmimet që do jepen këtë vit, ndërsa shtoi se garës së Maratonës së Tiranës do t’i paraprijë, si çdo vit, gara “Fun Run”, ku pjesëmarrës janë të rinjtë e qytetit.

Gara “Fun Run” bëhet kryesisht për të motivuar të rinjtë që të merren me sport.

Ajo bëhet ditën e shtunë, kurse maratona profesioniste të dielën.

“Rreth një mijë prej atletëve që garojnë janë profesionistë dhe vijnë për të fituar çmimet, të cilët këtë vit janë 5000, 3000 dhe 2000 euro”, tha Veliaj.

Maratona e Tiranës është një manifestim për një jetesë të shëndetshme, por edhe një mundësi për t’u marrë me sport.

Lexo më shumë nga

“Expo Albania”, Gonxhja: Qendra më e rëndësishme e panaireve dhe ekspozitave në Ballkan

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit: Një nga “diamantet” në kolanën e investimeve, që pritet të realizohen përmes AIC.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Expo Albania”, Gonxhja: Qendra më e rëndësishme e panaireve dhe ekspozitave në Ballkan

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit: Një nga “diamantet” në kolanën e investimeve, që pritet të realizohen përmes AIC.