Ditëlindja e Agollit, Gonxhja: Vargjet e tij si një burim i përjetshëm drite e urtësie

Në 93-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Dritëro Agolli, ministri i MEKI, postim homazh në rrjetet sociale.


Sot përkujtohet ditëlindja e shkrimtarit të madh shqiptar Dritëro Agollit, i lindur më 13 tetor 1931 në Menkulas të Devollit.

Në 93-vjetorin e lindjes së shkrimtarit, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, në një postim në rrjetet sociale shkruan se sot “përkujtojmë dhe nderojmë frymën e pavdekshme të një mendjeje që vazhdon të na mësojë artin e të jetuarit përmes fjalës”.

Sipas ministrit “vargjet e tij si një burim i përjetshëm drite e urtësie”.

Gonxhja ka ndarë një video teksa shkrimtari Dritëro Agolli reciton vargjet një prej poezive së tij më të njohura “Kur të jesh mërzitur shumë”.

“Në këtë ditë të veçantë, kur kujtimi i Dritëro Agollit merr peshën e një epike të pashuar, rikthehemi tek vargjet e tij si një burim i përjetshëm drite e urtësie. Sot, në përvjetorin e tij të lindjes, përkujtojmë dhe nderojmë frymën e pavdekshme të një mendjeje që vazhdon të na mësojë artin e të jetuarit përmes fjalës! I paharruar!”- shkruan Gonxhja.

Dritëro Agolli u nda nga jeta në moshën 86 vjeçare, në shkurt të vitit 2017 në Tiranë.

Lexo më shumë nga

At Shtjefën Gjeçovi, intelektuali françeskan i vrarë nga shovinistët serbë

At Shtjefën Gjeçovi u bë i famshëm me librin “Kanuni i Lekë Dukagjinit”.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

At Shtjefën Gjeçovi, intelektuali françeskan i vrarë nga shovinistët serbë

At Shtjefën Gjeçovi u bë i famshëm me librin “Kanuni i Lekë Dukagjinit”.