Balla me bashkëatdhetarë shqiptarë në Romë: Diaspora, faktor kyç në zhvillimin e Shqipërisë

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin zhvilloi një takim me aktivistë dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar që jeton dhe punon në Romë, Itali.


Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, zhvilloi një takim me aktivistë dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar që jeton dhe punon në Romë, Itali.

Ministri Balla në fjalën e tij u ndal te momenti historik i votës së diasporës, për të cilën deri më tani, shqiptarëve të Italisë iu është dashur të udhëtojnë vetëm për të votuar.

“Për 33 vite ju kontribuat për ekonominë e Shqipërisë. Ata prej jush që donin të shpreheshin me votë për drejtimin që donin të merrte Shqipëria, do të merrnin avionin apo tragetin për të ardhur në Shqipëri të premten ose të shtunën – për të votuar të dielën, e për t’u kthyer të hënën. Asnjë mënyrë tjetër nuk kishin. Kësaj pritje Kuvendi i Shqipërisë i dha fund më 26 korrik. Secili prej jush tani ka mundësinë të votojë nga vendi ku jeton, përmes një procesi të thjeshtuar online”, u shpreh Balla duke apeluar për një pjesëmarrje sa më të madhe në procesin e votimit pasi diaspora është një pjesë integrale për zhvillimin e vendit.

Balla më tej gjatë fjalës së tij theksoi suksesin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë në turizëm, e cila ka kapërcyer imazhin negativ që dikur shfaqej në mediat ndërkombëtare, veçanërisht ato italiane, duke u kthyer në një destinacion të preferuar për pushime.

“Shqipëria tani zë vendin e kronikave shumëngjyrëshe të turizmit dhe jo më ato të lajmeve të zeza,” u shpreh ministri Balla.

Më tej gjatë takimit ministri Balla nënvizoi përparimin e vendit në arenën ndërkombëtare si dhe përmendi hapjen zyrtare të kapitujve të parë të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian si një arritje të rëndësishme.

“Shqipëria është një vend që garanton stabilitet në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe mendoj që jemi në ditën për t’u gëzuar edhe për faktin që Shqipëria në javën që nisim hap zyrtarisht kapitujt e parë të marrëveshjes për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, dhe synim të cilin ne synojmë me Edi Ramën, kryeministër, ta përmbyllim deri në vitin 2030”, u shpreh Balla.

Në mbyllje të takimit, ministri Balla e vuri theksin tek rëndësia e bashkëpunimit dhe përfshirjes së të gjithë shqiptarëve në këtë rrugëtim drejt vitit 2030, një rrugëtim që synon ta bëjë Shqipërinë një vend më të fortë, më të qëndrueshëm dhe më të suksesshëm në arenën ndërkombëtare.

(ATSH)

At Shtjefën Gjeçovi, intelektuali françeskan i vrarë nga shovinistët serbë

At Shtjefën Gjeçovi u bë i famshëm me librin “Kanuni i Lekë Dukagjinit”.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

At Shtjefën Gjeçovi, intelektuali françeskan i vrarë nga shovinistët serbë

At Shtjefën Gjeçovi u bë i famshëm me librin “Kanuni i Lekë Dukagjinit”.