Hotelet në Berat të rezervuara edhe në tetor, Demo: Kemi kaluar shifrën e 800 mijë tursitëve

Berati është kthyer tashmë në një qytet me turizëm 12-mujor. Ndonëse sezoni veror ka përfunduar, interesi nga turistët vijon që të jetë i lartë.


Berati është kthyer tashmë në një qytet me turizëm 12-mujor. Ndonëse sezoni veror ka përfunduar, interesi nga turistët vijon që të jetë i lartë.

Sipas kryetarit të bashkisë, Ervin Demo, hotelet e qytetit janë të rezervuara edhe në këtë periudhë.

“Shumica e tyre vazhdon të jetë e gjitha e prenotuar për të gjithë muajin tetor dhe patjetër dhe gjatë muajit nëntor. Në fakt i gjithë ky sezon, që në fakt në Berat nuk përkon më me muaj, sepse praktikisht sezoni tashmë është 12 mujor, ka qenë një vit i jashtëzakonshëm. Ne vazhdojmë me një rritje progresive dy shifrore nga viti në vit”, tha demo.

“Deri më tani ose të paktën me statistikat e muajit shtator ne e kemi kaluar shifrën e 800 mijë turistëve dhe besoj që mbyllja e këtij viti do të jetë një vit surprizë sa i përket numrave”, theksoi Demo.

Turistët janë nga shtete të ndryshme, përfshirë edhe kontinente të largëta si Amerika apo Australia.

“Vazhdojnë vendet tradicionale si Italia, Franca, Gjermani, por në 2 vitet e fundit kemi një bum të jashtëzakonshëm turistësh nga Spanja, Holanda, Britania e madhe dhe patjetër vendet nordike”, u shpreh Demo.

Qyteti i një mbi një dritareve preferohet për natyrën, historinë, trashëgiminë kulturore dhe kulinarinë.

Në vitin 2023 Berati u vizitua nga rreth 800 mijë turistë.

Lexo më shumë nga

At Shtjefën Gjeçovi, intelektuali françeskan i vrarë nga shovinistët serbë

At Shtjefën Gjeçovi u bë i famshëm me librin “Kanuni i Lekë Dukagjinit”.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

At Shtjefën Gjeçovi, intelektuali françeskan i vrarë nga shovinistët serbë

At Shtjefën Gjeçovi u bë i famshëm me librin “Kanuni i Lekë Dukagjinit”.