Direktiva anti-SLAPP, Manja: Mbron denoncuesit e padrejtësive

Ministria e Drejtësisë është e vendosur për të ndjekur një qasje gjithëpërfshirëse dhe të vendosur për të luftuar paditë SLAPP në vendin tonë.


Miratimi dhe Transpozimi i Direktivës 2024/1069 të Bashkimit Evropian, e njohur ndryshe si Direktiva për paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike (anti-SLAPP), ishte në fokus të diskutimit të një tryeze të drejtuar nga organizata që mbrojnë lirinë e shtypit, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Manja theksoi se direktiva anti-SLAPP përbën një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes së atyre që kanë guximin të flasin hapur, të kërkojnë llogari dhe të denoncojnë padrejtësitë, pavarësisht nëse janë gazetarë, aktivistë, apo qytetarë të thjeshtë.

“Direktiva anti-SLAPP, për herë të parë, përcakton një kuadër të qartë për mbrojtjen e personave që përballen me paditë strategjike. Kjo përfshin mekanizma për zgjidhje të shpejtë të çështjeve të tilla, vendosjen e masave që ndalojnë abuzimin me të drejtën për të paditur, dhe ofrimin e mbështetjes për viktimat e padive SLAPP, duke përfshirë mbrojtje ligjore dhe kompensim për dëmet që mund të pësojnë”, u shpreh Manja.

Sipas Manjës, Shqipëria si vend kandidat për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, është e angazhuar plotësisht për të harmonizuar legjislacionin e saj me standardet më të larta evropiane.

“Konkretisht, ne si Ministri e Drejtësisë kemi marrë përsipër nën kuadrin e Udhërrëfyesit të Shtetit të së Drejtës, konkretisht lidhur me sigurinë e gazetarëve, duke përfshirë SLAPP-in, një analizë të plotë të padive SLAPP duke përfshirë masa korrigjuese, nëse është e nevojshme, qoftë në ligj apo praktikë institucionale, në përputhje me standardet më të mira evropiane. Kjo analizë do na shërbejë për të siguruar që SLAPP-i trajtohet në rastet kur ndodh përmes masave të veçanta përmirësuese nga viti 2025 e në vazhdim”, nënvizoi Manja.

Por, sipas ministrit, harmonizimi ligjor është vetëm fillimi, pasi sfida më e madhe qëndron në zbatim.

“Sfida më e madhe qëndron në zbatimin e këtyre dispozitave në praktikë dhe krijimin e një mjedisi mbështetës, që përfshin disa drejtime: Krijimi i procedurave të shpejta që gjykatat të identifikojnë dhe të refuzojnë në mënyrë efektive paditë e pabazuara dhe abuzive; Forcimi i trajnimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të njohur më mirë dhe për t’u përballur me këtë fenomen; Përfshirja e një mbrojtjeje më të gjerë për gazetarët, aktivistët dhe individët që përballen me SLAPP, duke garantuar një trajtim të drejtë dhe të barabartë në çdo hallkë të procesit gjyqësor”, tha Manja.

Në përfundim, Manja, theksoi se Ministria e Drejtësisë është e vendosur për të ndjekur një qasje gjithëpërfshirëse dhe të vendosur për të luftuar paditë SLAPP në vendin tonë.

(ATSH)

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.