Manastirliu në Pogradec: Zgjerojmë programin “Shkolla, qendër komunitare”

Ministrja e Arsimit dhe Sportit: Iinvestimet në infrastrukturën shkollore janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e procesit arsimor dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies.


Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishte në shkollën 9-vjeçare “Myredin Bashalli” në Lin të Pogradecit, e cila ka ndryshuar tërësisht pamje falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe bashkisë Pogradec.

Gjatë vizitës, ministrja Manastirliu tha se investimet në infrastrukturën shkollore janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e procesit arsimor dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies.

“Jemi shumë të kënaqur që fëmijët tashmë jo vetëm kanë kushtet e duhura, por edhe mësuesit kanë mundësi të punojnë në kushte shumë më të mira. Kjo rrit cilësinë e mësimdhënies dhe na mundëson të ofrojmë kujdesin maksimal për çdo nxënës”, u shpreh Manastirliu.

Shkolla e rinovuar është kthyer tashmë dhe në një pikë referimi jo vetëm për nxënësit dhe stafin arsimor, por edhe për gjithë komunitetin e zonës.

Ministrja Manastirliu u ndal dhe te programi i MAS: “Shkolla, qendër komunitare”.

“”Shkolla, qendër komunitare” është një program i yni, që falë investimit që kemi bërë në këtë shkollë edhe ajo është tashmë një hapësirë e hapur për të gjithë komunitetin, ku do të zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore, artistike, por edhe sportive”, tha Manastirliu.

Në kuadër të këtij transformimi arsimor në qarkun e Korçës, ministrja Manastirliu tha se po realizohen investime në pesë shkolla të tjera, duke përfshirë bashkinë Korçë, bashkinë Maliq dhe bashkinë Pogradec, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe ofrimin e një mjedisi më të mirë për nxënësit dhe mësuesit.

(ATSH)

📍Lin- Në shkollën e re 🌟"Myredin Bashalli" 🏫 takova me kënaqësi mësuesit e përkushtuar dhe nxënësit e kësaj shkolle model, e transformuar plotësisht, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Pogradec.

Me këtë investim, fëmijët e Linit, dhe mësuesit kanë kushte më të mira për të rritur cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies🎒📖, ndërsa për banorët e zonës ajo është kthyer në një pikë referimi ku mund të zhvillojnë aktivitete kulturore, artistike dhe sportive, duke e bërë këtë institucion arsimor një qendër komunitare.

#ShkollaTëReja
#PërArsimCilësor 💡

Posted by Ogerta Manastirliu on Monday, October 14, 2024

Sejko: Ekonomia në trend pozitiv, inflacioni më i ulëti në rajon dhe në Evropë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim me shefin e Sektorit Ekonomik Rajonal për Ballkanin Perëndimor, pranë…

Global 360

Tajani: Qendrat në Shqipëri kundër emigracionit të paligjshëm u morën si shembull edhe nga BE

Anija italiane ”Libra”, me 16 migrantë në bord, zbarkoi sot në portin e Shëngjinit duke regjistruar grupin e parë të…

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko: Ekonomia në trend pozitiv, inflacioni më i ulëti në rajon dhe në Evropë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim me shefin e Sektorit Ekonomik Rajonal për Ballkanin Perëndimor, pranë…