“Expo Albania”, Gonxhja: Qendra më e rëndësishme e panaireve dhe ekspozitave në Ballkan

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit: Një nga “diamantet” në kolanën e investimeve, që pritet të realizohen përmes AIC.


Korporata Shqiptare e Investimeve (AIC) po krijon një model të ri të administrimit të pronave publike, duke i orientuar ato drejt zhvillimit dhe krijimit të mundësive të reja.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, në një konferencë të mbajtur në Tiranë, prezantoi projektin e “Expo Albania”, duke e cilësuar si një nga “diamantet” në kolanën e investimeve, që pritet të realizohen përmes AIC.

“Do të jetë qendra më e rëndësishme e panaireve dhe ekspozitave në Ballkan dhe do ta vendosë Shqipërinë në hartën e një industrie me rritje të shpejtë: atë të panaireve dhe ekspozitave”, deklaroi ministri.

Krijimi i këtij poli të ri zhvillimi për qytetin, në një zonë pranë Tiranës, vijoi ministri Gonxhja, do të shërbejë për të shpërndarë punësimin dhe zhvillimin më gjerë në territorin e kryeqytetit.

Nga ana tjetër, ministri u ndal dhe te projekti i “Durana Technopark”, një tjetër iniciativë e AIC.

“Në mars propozuam dhe realizuam me sukses kalimin e 140 mijë metrave katrorë truall në Xhafzotaj në pronësi të Korporatës, për zhvillimin e këtij projekti madhor. Po ashtu, kemi mbështetur aktivisht rritjen e portofolit të aseteve të AIC, duke u bërë nismëtarë të transferimit të 28 pronave dhe trojeve shtetërore për zhvillim dhe investim”, tha ai.

Projekte të shumta të AIC, përfshirë projektin për të ofruar një ambient të ri dhe dinjitoz për 22 institucione dhe mbi 10 mijë punonjës të administratës, tha Gonxhja do të mbështeten nga MEKI.

“MEKI do të vijojë të nxisë transformimin e zonave të braktisura në qendra zhvillimi, përmes partneritetit publik-privat dhe do të mbështesë përzgjedhjen e partnerëve të përshtatshëm, përmes garave të suksesshme ndërkombëtare”, u shpreh ministri.

Viti 2024, u shpreh ndër të tjera ministri, po shënon një rritje të të gjithë treguesve ekonomikë.

“Shqipëria ka pritur thuajse 10 milionë turistë. Rekordi i vitit të kaluar është arritur që në muajin shtator, dhe parashikohet një rekord i ri, me 13 milionë turistë, deri në fund të vitit. Papunësia, me 10.7%, është në nivelet më të ulta historike, ndërsa investimet e huaja direkte kanë arritur një tjetër rekord, duke u ngjitur në 750 milionë euro në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, në rritje me 100 milionë euro krahasuar me vitin e kaluar”, deklaroi ministri.

Sipas tij, konkretizimi i “Expo Albania”, “Durana Technopark” dhe projekteve të tjera të Korporatës Shqiptare të Investimeve do të ndihmojnë në konsolidimin e mëtejshëm të këtij trendi pozitiv të ekonomisë tonë, do të nxisin investimet e huaja, punësimin dhe inovacionin, do të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve publike ndaj qytetarëve, si dhe do të shndërrojë Tiranën, e së bashku me të Shqipërinë, në shtëpinë e projekteve më progresive të arkitekturës.

Industria e panaireve dhe ekspozitave, tha ai, përfaqëson sot një treg me vlerë dhjetëra miliardë euro dhe rreth 35 mijë aktivitete në vit, që rritet me shpejtësi, madje trefish më shumë se pesë vite më parë.

(ATSH)

Rizzo: Zbatimi i strategjisë së re të Drejtësisë do të kërkojë bashkëpunim

Zbatimi i suksesshëm i reformës në drejtësi dhe funksionimi i duhur i sektorit të drejtësisë përmes bashkëpunimit dhe monitorimit të…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rizzo: Zbatimi i strategjisë së re të Drejtësisë do të kërkojë bashkëpunim

Zbatimi i suksesshëm i reformës në drejtësi dhe funksionimi i duhur i sektorit të drejtësisë përmes bashkëpunimit dhe monitorimit të…