Rama: Presidenca hungareze e BE-së, rol të rëndësishëm në çeljen e negociatave

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot nga Luksemburgu rolin e Presidencës hungareze të Bashkimit Evropian në nxitjen e procesit të çeljes së negociatave për Shqipërinë.


Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot nga Luksemburgu rolin e Presidencës hungareze të Bashkimit Evropian në nxitjen e procesit të çeljes së negociatave për Shqipërinë.

Pas mbledhjes së Këshillit të Bashkimit Evropian në Luksemburg, kryeministri Rama doli në një deklaratë të përbashkët për mediet me Péter Szijjártó, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, e cila mban edhe presidencën e radhës së BE-së dhe Komisionerin e BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi.

“Jemi këtu në vijim të një seance emocionale dhe të suksesshme të Konferencës Ndërqeveritare që e sjell Shqipërinë më pranë BE-së. Mund të mos duket e këshillueshme së fundmi të shihesh me Hungarinë, por ja ku jam me dy hungarezë dhe mund t’ju them se ndihesh mjaft mirë dhe mjaft i sigurt, falë Presidencës hungareze që ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në këtë proces, duke e nxitur para”, tha Rama.

Kryeministri Rama falënderoi po ashtu edhe komisionerin Várhelyi për mbështetjen, ndërsa i cilësoi 5 vitet e fundit, si vite të gjata, sfiduese dhe jo fort të lehta.

Rama e konsideroi momentin e sotëm, një hap mjaft domethënës drejt anëtarësimit dhe një ditë të rëndësishme me domethënie historike për Shqipërinë dhe shqiptarët, por edhe për BE-në.

Shqipëria shënon sot një tjetër moment historik në procesin e Integrimit Evropian, çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian për grup-kapitullin e parë.

Zhvillimi i Konferencës së Dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE do të shërbejë për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian për këtë grup-kapitull.

Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: Themeloret; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhja e qëndrueshme; Burimet, bujqësia e kohezioni dhe Marrëdhëniet me jashtë.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Çmimet “Harpa”, surpriza dhe vlerësime

Nata Gala e Çmimeve Kombëtare “Harpa”solli vlerësime për disa emra që janë shquar në fushat e tyre.

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Çmimet “Harpa”, surpriza dhe vlerësime

Nata Gala e Çmimeve Kombëtare “Harpa”solli vlerësime për disa emra që janë shquar në fushat e tyre.