Bregu: Sot, nis një fazë e re e Shqipërisë drejt Evropës

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, entuziaste për hapjen e grup-kapitujve të BE


Çelja e grup-kapitujve të parë të Shqipërisë me BE-në ka marrë vëmendjen jo vetëm të medieve, por edhe të shumë eksponentëve politikë, nga Kreu i Shtetit Bajram Begaj, te përfaqësues të shoqërisë civile.

Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, ka reaguar së fundmi duke u shprehur entuziaste për një rrugëtim të ri të vendit tonë drejt Bashkimit Evropian.

“Shqiptarët janë ndër kombet pa dyshim më të pasur në mençuri, guxim, por edhe në marrëzi! Megjithatë pas gjithë rrengjeve të hershme që historia ka përcjellë ndër shqiptarë e shqiptarët ndër veti, ca të paramenduara e ca të pamenduara; ca me armiq të jashtëm e ca me bashkëfajësi së brendshmi, u deshën 15 vite prej kërkesës për anëtarësim në 2009, që të nisë sot një fazë e re konkrete e rrugëtimit tonë të gjatë e zvarritur drejt Evropës,” thotë ajo në një postim në rrjetet sociale.

Sipas Bregut, Shqipëria nis bisedimet negociuese për grup-kapitullin “Themeloret”, një nga grup-kapitujt më të rëndësishëm që hapen në fillim dhe mbyllen në fund të procesit.

“Shqipëria nis bisedimet negociuese me BE për grup-kapitullin e parë, më i rëndësishmi, i cili hapet i pari dhe mbyllet në fund të procesit të integrimit, duke përcaktuar edhe ritmin negociues.

Në çdo fazë të këtij udhëtimi, qëndron pas mundi, vullneti dhe përkushtimi për të përmbushur detyrimet i një armate të administratës publike shqiptare ndër dekada, forca më e padukshme, por solide e përpjekjes tonë për të mos sharruar edhe të vetmen degë të një pemë të gjatë përpjekjesh shekullore për rikthim në Europë.

Europa, është gjendja e natyrshme të Shqipërisë! E vetmja, siç thoshte Kadare”, përfundon ajo.

Shqiptarët janë ndër kombet pa dyshim më të pasur në mençuri, guxim,por edhe në marrëzi😊

Megjithatë pas gjithë…

Posted by Majlinda Bregu on Tuesday, October 15, 2024

Lexo më shumë nga

Sejko: Ekonomia në trend pozitiv, inflacioni më i ulëti në rajon dhe në Evropë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim me shefin e Sektorit Ekonomik Rajonal për Ballkanin Perëndimor, pranë…

Global 360

Tajani: Qendrat në Shqipëri kundër emigracionit të paligjshëm u morën si shembull edhe nga BE

Anija italiane ”Libra”, me 16 migrantë në bord, zbarkoi sot në portin e Shëngjinit duke regjistruar grupin e parë të…

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko: Ekonomia në trend pozitiv, inflacioni më i ulëti në rajon dhe në Evropë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim me shefin e Sektorit Ekonomik Rajonal për Ballkanin Perëndimor, pranë…