Hasani: Objektiv anëtarësimi në BE përpara 2030

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani deklaroi sot se, objektiv është anëtarësimi i Shqipërisë në BE përpara vitit 2030.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani deklaroi sot se, objektiv është anëtarësimi i Shqipërisë në BE përpara vitit 2030.

Në një intervistë për Top Channel nga Luksemburgu ku sot u hap grup-kapitulli themelor i negociatave me mbajtjen e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Hasani u shpreh se qeveria e Shqipërisë ka ndërmarrë dy reforma të mëdha këto vitet e fundit, reforma në drejtësi dhe reforma për luftën kundër korrupsionit.

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët, për të gjithë ne që jemi të angazhuar dhe që përpiqemi prej vitesh që vendin tonë ta afrojmë pranë familjes evropiane”, tha Hasani.

“Sot është dita kur konvergojnë dy momente të rëndësishme. Konvergon përpjekja e gjatë politike e Shqipërisë për t’u futur në BE, e vendeve të BE për të pranuar Shqipërinë, me faktin që ne kemi hapur tashmë grupkapitullin e parë dhe jemi pjesë e të gjithë mekanizmit teknik që do ta bëjë vendin brenda 4 viteve të ardhshme mendoj pjesë të BE”, tha Hasani.

Hasani shpjegoi se, sot është hapur grup-kapitulli i parë i çështjeve themelore.

“Hapet grup-kapitulli i parë i çështjeve themelore. Ky është grup-kapitulli që hapet i pari dhe mbyllet i fundit. Është grup-kapitulli i detyrimeve që kanë të bëjnë me kryesisht të drejtat e njeriut dhe me parimet thelbësore të cilat përbëjnë BE-në, të cilat përbëjnë familjen evropiane, të cilat përbëjnë ato vlera që Shqipëria po përpiqet maksimalisht t’u përafrohet dhe të jetë pjesë e tyre”.

“Kjo përpjekje, fakti që ky grupkapitull u hap, fakti që ky grup-kapitull do të negociohet në vazhdim, nga fillimi i procesit deri në fund, ngre në maksimum nevojën e vëmendjes së të gjithë aktorëve dhe faktorëve për të testuar detyrimet që kemi. Nuk janë detyrime që kanë të bëjnë vetëm me qeverinë, nuk janë detyrime që kanë të bëjnë vetëm me agjencitë shtetërore, por janë detyrime që kanë të bëjnë me të gjithë shoqërinë dhe jam i bindur që ne të gjithë së bashku duhet të përgatitemi sa më mirë në mënyrë që të jemi gjithnjë e më afër atij realiteti për të cilin kam përshtypjen që breza të shumtë, jo vetëm politikanësh dhe diplomatësh, por dhe njerëzish të angazhuar kanë prej 34 vitesh që përpiqen t’ia sjellin Shqipërisë. Është një përpjekje plotësisht 34-vjeçare, e cila tashmë është më afër se kurrë dhe na mbetet që të plotësojmë sa më mirë ato gjëra që duhet të bëjmë”, tha Hasani.

Për detyrën më të vështirë që ka Shqipëria në këto 6 grup-kapituj, Hasani tha se, “ka një plan pune të dakordësuar me Komisionin Evropian. Ka një logjikë të cilën MEPJ, Kryenegociatorja dhe grupi negociues kanë rënë dakord me KE-në. Është një përpjekje që ne kemi një dëftesë për të marrë në fund të këtij procesi, aq nota sa dhe kapituj janë për t’u plotësuar, për t’u mbyllur dhe duhet që të bëjmë maksimumin që të arrijmë rezultatet e nevojshme pozitive”.

“Kjo përpjekje duhet të na fokusojë dhe të mos rrimë të shohim mbrapa, por të fokusohemi dhe të ecim sa më shpejt përpara në mënyrë që të arrijmë atë objektiv, që edhe Kryeministri e shprehu qartë sot që të jetë anëtarësimi i Shqipërisë në BE përpara vitit 2030”, tha Hasani.

Hasani nënvizoi se, “ky është synimi kryesor. Është synim që ne e kemi shpallur haptazi dhe do të përpiqemi në maksimum që ta realizojmë”.

“Nuk është një synim që ia kemi vënë vetes pa rënë dakord me kolegët e KE. Në të njëjtën kohë është një ushtrim i logjikshëm, i cili ka të bëjë me faktin që edhe në anëtarësimet e mëparshme, kjo ka qenë periudha pak a shumë, që nga hapja e negociatave deri në mbylljen e tyre, ka qenë një periudhë 4-vjeçare që ka plotësuar të gjithë angazhimin e nevojshëm”, theksoi Hasani.

Hasani nënvizoi se, puna e deritanishme ka qenë angazhimi politik që ka bërë të mundur hapjen teknike të kapitujve.

“Puna teknike në fund do të përmbyllet prapë me një angazhim politik. Prapë të 27 vendet anëtare të BE do të angazhohen me ne në mënyrë që anëtarësimi të bëhet sa më i shpejtë dhe sa më i prekshëm”, tha Hasani.

Kryediplomati shqiptar theksoi se duhet të fokusohemi tek reformat.

“Janë një sërë reformash që nuk kanë të bëjnë vetëm me administratën, por kanë të bëjnë dhe me reformën në mentalitet që duhet të bëjmë. Ne po marrim përsipër të bëjmë një hap gjigantesk përpara për ta shndërruar shoqërinë tonë, shoqërinë shqiptare në një shoqëri të mirëfilltë evropiane dhe shoqëria e mirëfilltë evropiane nuk është vetëm ajo që ndihet, por edhe ajo që sillet si evropiane”, tha Hasani.

“Kam përshtypjen që ne jemi shumë pranë. Kemi të bëjmë me një popull që, jo vetëm e kanë ëndërruar, të gjithë familjet tona, të gjithë njerëzit tanë, jo vetëm e kanë ëndërruar që të jenë pjesë e BE-së prej dekadash, por edhe angazhimi i përhershëm i qytetarëve tanë, është angazhim i vërtetë evropianësh”, tha Hasani.

Sa i përket reformës në drejtësi, Hasani tha se, “dy reforma të mëdha ka ndërmarrë qeveria e Shqipërisë këto vitet e fundit. E para ka të bëjë me reformën në drejtësi dhe e dyta është ajo që sapo ka nisur dhe do t’i ketë frytet e veta shumë shpejt, reforma për luftën kundër korrupsionit”.

“Janë lëvizje të cilat kërkojnë, jo vetëm angazhim të madh, jo vetëm forcim të kapaciteteve, por edhe një fokus të fortë politik. Kam përshtypjen që reforma të tilla janë të pakta vendet e BE që i kanë ndërmarrë. Kurse nga vendet kandidatë nuk shoh ende ndonjë prej tyre, përveç Shqipërisë që të ketë bërë të tilla”, u shpreh Hasani.

I pyetur se kë kemi aleatë që lobon në favorin tonë për anëtarësimin në BE, Hasani tha se, “Shqipëria ka 27 aleatë në këtë përpjekje. Shqipëria ka 27 vendet anëtare të BE-së, i ka aleatë në këtë përpjekje. Shqipëria ka aleatë Komisionin Evropian. Shqipëria ka aleatë dhe Shtetet e Bashkuara, dhe Britaninë e Madhe, të cilat nuk janë pjesë e Bashkimit, por ëndërrojnë dhe shtyjnë përpara që të bëjnë të mundur anëtarësimin sa më shpejt të vendit tonë në një strukturë, e cila është strukturë e vlerave demokratike, e vlerave të sundimit të ligjit dhe e vlerave të ekonomive të qëndrueshme të tregut”.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…