Kingji në takimin e Komitetit Ushtarak të Bashkimit Evropian në Hungari

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Arben Kingji mori pjesë në takimin e Komitetit Ushtarak të Bashkimit Evropian


Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Arben Kingji mori pjesë në takimin e Komitetit Ushtarak të Bashkimit Evropian me pjesëmarrjen e shefave të Shtabit të 27-të vendeve anëtare të BE-së, të zhvilluar në Budapest, Hungari.

Në këtë format takimi Shqipëria mori pjesë për herë të parë, krahas vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në një tematikë të dedikuar u diskutua mbi eksperiencat dhe mësimet e nxjerra nga pjesëmarrja e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në operacionet e drejtuara nga BE, në kuadër të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Kingji theksoi angazhimin e Shqipërisë në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe rritjes së bashkëpunimit me vendet e rajonit, sikurse është vendimi për shtimin e prezencës me një togë në misionin “ALTHEA” në Bosnjë Hercegovinë, krahas kontributit aktual të FA në misionet e drejtuara nga BE. (ATSH)

🇦🇱| Përgëzime Shqipërisë 🇦🇱 për këtë arritje të madhe drejt BE-së 🇪🇺! Hapja sot e negociatave për çështjet themelore…

Posted by Ambassade de France en Albanie I Ambasada e Francës në Shqipëri on Tuesday, October 15, 2024

Sejko: Ekonomia në trend pozitiv, inflacioni më i ulëti në rajon dhe në Evropë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim me shefin e Sektorit Ekonomik Rajonal për Ballkanin Perëndimor, pranë…

Global 360

Tajani: Qendrat në Shqipëri kundër emigracionit të paligjshëm u morën si shembull edhe nga BE

Anija italiane ”Libra”, me 16 migrantë në bord, zbarkoi sot në portin e Shëngjinit duke regjistruar grupin e parë të…

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko: Ekonomia në trend pozitiv, inflacioni më i ulëti në rajon dhe në Evropë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim me shefin e Sektorit Ekonomik Rajonal për Ballkanin Perëndimor, pranë…