Gonzato: Gati të mbështesim Shqipërinë në hapat përfundimtarë drejt BE-së!

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato uroi sot shqiptarët për çeljen e negociatave për grupkapitullin “Themeloret”.


Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, uroi sot shqiptarët për çeljen e negociatave për grupkapitullin “Themeloret”.

Në një postim në rrjetet sociale Gonzato tha se “e ardhmja e Shqipërisë është në BE”.

“Urime të përzemërta për të gjithë shqiptarët për këtë hap të madh përpara. Sot hapëm negociatat për grupin e parë të kapitujve, ata themelorë. I gatshëm me ekipin tim të Delegacionit të BE-së për të mbështetur Shqipërinë në hapat përfundimtarë të rrugëtimit të saj për anëtarësim në BE,” theksoi Gonzato.

Në Konferencën Ndërqeveritare BE-Shqipëri në Luksemburg u çelën sot negociatat për grupkapitullin “Themeloret”. Kapitujt për të cilët u hapën negociatat janë: funksionimi i institucioneve demokratike; reforma në administratën publike; Gjyqësori dhe të drejtat themelore; Drejtësia, liria dhe siguria; kriteret ekonomike; prokurimi publik; Statistikat dhe kontrolli financiar.

Shqipëria, 66 vjet anëtare dhe me 9 pasuri në UNESCO

Më 16 tetor 1958 Shqipëria u bë pjesë e organizatës së UNESCO-s. Me 194 vende anëtare UNESCO-ja mbron 1223 pasuri…

Global 360

Tajani: Qendrat në Shqipëri kundër emigracionit të paligjshëm u morën si shembull edhe nga BE

Anija italiane ”Libra”, me 16 migrantë në bord, zbarkoi sot në portin e Shëngjinit duke regjistruar grupin e parë të…

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëria, 66 vjet anëtare dhe me 9 pasuri në UNESCO

Më 16 tetor 1958 Shqipëria u bë pjesë e organizatës së UNESCO-s. Me 194 vende anëtare UNESCO-ja mbron 1223 pasuri…