Gonxhja me Granoff: Projekte të përbashkëta, në fokus inovacioni dhe zhvillimi ekonomik në vend

Ministri i MEKI takim me kreun e Bordit Drejtues të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Michael Granoff.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit takoi sot kreun e Bordit Drejtues të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Michael Granoff, me të cilin diskutoi mbi rrugëtimin e gjatë dhe të suksesshëm të bashkëpunimit në fushën e trashëgimisë kulturore.

Në kuadër të 15-vjetorit të themelimit të AADF-së, ministri Gonxhja tha se, vlerësuan arritjet e përbashkëta dhe investimet strategjike që kanë kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

“Së bashku diskutuam gjithashtu për të forcuar dhe zgjeruar më tej këtë bashkëpunim, jo vetëm në fushën e trashëgimisë kulturore, por edhe në fusha të tjera të përgjegjësisë së MEKI.

Po ashtu, edhe në eksplorimin e mundësive të reja për projekte të përbashkëta, me synimin për të fuqizuar inovacionin dhe zhvillimin ekonomik në vend”, u shpreh ministri Gonxhja përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mbetet e angazhuar për të vazhduar këtë partneritet dhe për të përkrahur investimet e rëndësishme që kontribuojnë në ecurinë e Shqipërisë në aspektin kulturor dhe ekonomik. (ATSH)

Takim me Bordin Drejtues të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (The_AADF), me në krye z.Michael Granoff, ku…

Posted by Blendi Gonxhja on Tuesday, October 15, 2024

Lexo më shumë nga

Veliaj takon “kryebashkiakun e botës”, Mike Bloomberg

Kryebashkiaku i Tiranës takim me ish-kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut gjatë aktivtetit të “Bloomberg CityLab”.

Global 360

Tajani: Qendrat në Shqipëri kundër emigracionit të paligjshëm u morën si shembull edhe nga BE

Anija italiane ”Libra”, me 16 migrantë në bord, zbarkoi sot në portin e Shëngjinit duke regjistruar grupin e parë të…

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Veliaj takon “kryebashkiakun e botës”, Mike Bloomberg

Kryebashkiaku i Tiranës takim me ish-kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut gjatë aktivtetit të “Bloomberg CityLab”.