Çelja e negociatave, Rama: Të vendosur të përmbushim të gjitha detyrimet e ardhshme

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje nga Luksemburgu se Shqipëria ka përmbushur të gjitha parakushtet për të nisur këtë fazë të re të negociatave të anëtarësimit


Kryeministri Edi Rama deklaroi dje nga Luksemburgu se Shqipëria ka përmbushur të gjitha parakushtet për të nisur këtë fazë të re të negociatave të anëtarësimit dhe mbetet e vendosur në përmbushjen e të gjitha detyrimeve të ardhshme.

“Besim, krenari, këmbëngulje”, ishin disa nga piketat që përshkruajnë fjalën e kryeministrit Rama dje në Luksemburg, pas çeljes së negociatave për grup-kapitullin “Themeloret”.

“Ne do ta arrijmë këtë së bashku me partnerët tanë përmes negociatave me angazhime të qarta e me punë të palodhur. Ne do ta arrijmë këtë me përpjekje të reja për të thelluar arritjet e Reformës në Drejtësi duke nxitur një gjyqësor të pavarur, më transparent e më të përgjegjshëm”, shtoi Rama.

Kryeministri nënvizoi se “për herë të parë në historinë tonë, që kur Shqipëria u bë shtet sovran në 1912, po shohim hetime të profilit të lartë dhe figura politike të akuzuara apo të dënuara përpara një gjykate të pavarur, pavarësisht lidhjeve të tyre me partinë në pushtet apo me të tjera parti”.

“Ne do ta arrijmë këtë duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në çdo nivel për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve tanë dhe për ta merituar vendin tonë në tryezën e BE-së”, theksoi Rama.

Rama tha se “institucionet e reja të drejtësisë të lindura nga reforma më e thellë dhe më gjithëpërfshirëse në drejtësi që një vend kandidat ka ndërmarrë përpara së të bashkohet me BE-në, po bëjnë përparime të jashtëzakonshme, krah për krah me agjencitë e zbatimit të ligjit dhe partnerët evropianë”.

Ky përparim, sipas tij, “do të thellohet më tej”.

“Për ne kjo nuk është thjesht retorikë pro BE-së, por një çështje jetë a vdekje për ëndrrën tone që t’u lëmë brezave të ardhshëm një vend ku liria individuale është e padiskutueshme, sundimi i ligjit i garantuar për të gjithë dhe demokracia funksionale për të gjithë. Alternativat ndaj kësaj ëndrre janë vetëm lloje të ndryshme makthesh”, deklaroi Rama dje në Luksemburg.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Veliaj takon “kryebashkiakun e botës”, Mike Bloomberg

Kryebashkiaku i Tiranës takim me ish-kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut gjatë aktivtetit të “Bloomberg CityLab”.

Global 360

Tajani: Qendrat në Shqipëri kundër emigracionit të paligjshëm u morën si shembull edhe nga BE

Anija italiane ”Libra”, me 16 migrantë në bord, zbarkoi sot në portin e Shëngjinit duke regjistruar grupin e parë të…

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Veliaj takon “kryebashkiakun e botës”, Mike Bloomberg

Kryebashkiaku i Tiranës takim me ish-kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut gjatë aktivtetit të “Bloomberg CityLab”.