Çelja e negociatave, Lamallari takim koordinues për luftën dhe trajtimin e sfidave që lidhen me narkotikët

Takim koordinues me përfaqësues të institucioneve kyçe në luftën dhe trajtimin e sfidave që lidhen me narkotikët


Një ditë pasi Shqipëria çeli negociatat për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian, zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari, bën me dije se sot është zhvilluar një takim koordinues me përfaqësues të institucioneve kyçe në luftën dhe trajtimin e sfidave që lidhen me narkotikët.

Gjatë takimit është diskutuar për Kapitullin 24, “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, i cili përfshin ngritjen dhe funksionimin e Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm mbi Substancat e reja Psikoaktive dhe Observatorit Kombëtar të Drogave

Sipas zëvendësministrit, takimi u zhvillua me porosi të ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Nuk ka kohë për të humbur! Menjëherë pas kthimit nga Luksemburgu, ku Shqipëria çeli negociatat për grup-kapitujt ‘Themelorë’ dhe u njoh zyrtarisht dhe me kriteret e ndërmjetme ‘interim benchmarks’ në Kapitullin 24 ‘Drejtësia, Liria dhe Siguria’, përfshin ngritjen dhe funksionimin e Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm mbi Substancat e reja Psikoaktive dhe Observatorit Kombëtar të Drogave, me porosi të ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u zhvillua një takim koordinues me përfaqësues të institucioneve kyçe në luftën dhe trajtimin e sfidave që lidhen me narkotikët”, njofton Lamallari.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Lamallari bën të ditur se së bashku me kolegen Entela Ramosaçaj kanë diskutuar me përfaqësues të Policisë së Shtetit, Institutit të Policisë Shkencore, QSU “Nënë Tereza”, Instituti i Mjekësisë Ligjore etj., për masat e nevojshme për ngritjen dhe funksionimin e këtyre dy mekanizmave kyçe, në mbrojtje të qytetarëve dhe shëndetit publik.

Në përmbushje të angazhimit të ndërmarrë nga qeveria, Lamallari shton se do të sigurohet ngritja dhe funksionimi i tyre i plotë dhe i qëndrueshëm brenda afateve të dakordësuara me Komisionin Evropian.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.