Veliaj takon “kryebashkiakun e botës”, Mike Bloomberg
Kryebashkiaku i Tiranës takim me ish-kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut gjatë aktivtetit të “Bloomberg CityLab”.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është takuar me ish-kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut, Mike Bloomberg gjatë aktivtetit të “Bloomberg CityLab”.
Veliaj shprehet se është shumë mirënjohës që Tirana ka qenë një ndër përfituesit kryesorë të programeve të ndryshme në fushën e arsimit. Ai thekson se mezi pret që projektet e ardhshme për të rinjtë, klimën dhe inovacionin në qytet të vihen në zbatim.
“Kënaqësi të takoja “kryebashkiakun e botës”, Mike Bloomberg, në Bloomberg CityLab. Jam shumë mirënjohës që Tirana ka qenë ndër përfituesit kryesor në Europën Juglindore nga Bloomberg Philanthropies, nga programi “Rrugët për Fëmijët” (Asphalt Art), deri te trajnimet në Qendrën Bloomberg për Qytetet në Universitetin e Harvardit. Mezi pres projektet tona të reja për të rinjtë, klimën dhe inovacionin në qytet”, u shpreh Veliaj.