Anëtarësimi në SEPA, Minxhozi: Konsumatorët përfitojnë pagesa të shpejta me kosto zero

Minxhozi e cilësoi anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA, hap të rëndësishëm me kontribut në rritjen ekonomike.


Zëvendësguvernatorja e parë e Bankës së Shqipërisë dhe kryetare e Komitetit Kombëtar të Pagesave, Luljeta Minxhozi tha se “ndërhyrja dhe puna që Banka e Shqipërisë po bën, për anëtarësimin e Shqipërisë në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA) do të jetë shumë shpejtë e prekshme nga qytetarët për kryerjen e transaksioneve ndërkufitare me kosto të ulët”.

Në një intervistë për mediet, Minxhozi tha se, “Banka Qendrore ka nisur punën për modernizimin e sistemit të pagesave që në vitin 2019, duke ndërhyrë në përmirësimin e akteve ligjore dhe rregulloreve përkatëse, për të arritur aktualisht në momentin e fundit të anëtarësimit të Shqipërisë në SEPA”.

SEPA është një institucion që nga ana ligjore harmonizon të gjitha legjislacionet e pagesave që vendet e ndryshme kanë, në kuadrin e ligjit të pagesave që ka BE.

Minxhozi tha se, Shqipëria e ka nisur aplikimin në SEPA dhe shumë shpejtë pritet një aprovim pozitiv.

Sipas saj, kjo do të thotë Shqipëria të ketë një sistem të njëjtë të pagesave me atë të BE-së, çka do të thotë që të gjitha pagesat digjitale, do të kryen në kohë reale, pa kufizime me kosto zero.

Ajo tha se, lajmi i mirë është se procedurat e anëtarësimit në SEPA i kanë nisur edhe vendet si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, çka do të thotë se Shqipëria do të nisë me këto vende fillimisht, ndërtimin e rrugëve digjitale të transferimit të pagesave në kohë reale.

“Ne do të ndërtojmë një sistem digjital të komunikimit me sistemin digjital europian të pagesave, që quhet TIPS, që është infrastruktura digjitale që lejon kryerjen e pagesave në kohë reale, pa kosto në të gjitha vendet e BE-së. Ne do të lidhemi me këtë sistem sapo të marrim përgjigjen për anëtarësimin”, deklaroi Minxhozi.

Minxhozi e cilësoi anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA, hap të rëndësishëm me kontribut në rritjen ekonomike.

“Cash-i është forma më e shtrenjtë e kryerjes së një pagese, pasi cash do të thotë pagesa për veç shumës së transaksionit, paguajmë edhe shumë kosto të tjera të fshehta që ne si konsumatorë nuk i kuptojmë. Ndaj përfitimi i parë nga anëtarësimi në SEPA për konsumatorët, do të jetë shpejtësia dhe kosto zero”, u shpreh Minxhozi.

(ATSH)

Lexues i parë i Shpëtim Emirit!…

"Vëllimin me tregime “Në gjunjë para mirësisë", e quaj një arritje të madhe të Shpëtim Emirit"

Global 360

Meloni: Qendrat për emigrantët në Shqipëri do të funksionojnë

Qendrat për emigrantët në Shqipëri do të funksionojnë, edhe nëse do të kaloja çdo natë atje deri në fund të…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Lexues i parë i Shpëtim Emirit!…

"Vëllimin me tregime “Në gjunjë para mirësisë", e quaj një arritje të madhe të Shpëtim Emirit"