Eugene Pittard, zvicerani që bëri shumë për Shqipërinë

Simpoziumi shkencor “Eugene Pittard, zvicerani që bëri shumë për Shqipërinë” u mbajt në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë


Ambasada e Zvicrës në Shqipëri përmes një postimi në faqen zyrtare të saj falënderoi Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për mikpritjen e simpoziumit mbi zviceranin e famshëm Eugèen Pittard, i cili bëri shumë për Shqipërinë. “Një surprizë e këndshme ishte zbulimi i bustit të Pittard, pronë e Akademisë”, shkruhet në faqen zyrtare të ambasadës.

Simpoziumi shkencor “Eugene Pittard, zvicerani që bëri shumë për Shqipërinë” u mbajt në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, veprimtari e cila u përshëndet nga akad. Skënder Gjinushi dhe ambasadorja e Konfederatës së Zvicrës në Tiranë, Ruth Huber.

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Gjinushi e vlerësoi albanologun, arkeologun e etnologun Pittard për kontributin që dha duke qëndruar në krah të shqiptarëve në ditët e periudhën më të vështirë të historisë së tyre, në atë të fillimit të shekullit XX, kur Pavarësia e Shqipërisë e shpallur më 1912 nuk ishte njohur ende e kur ricopëtimi i saj pas Luftës së Parë Botërore ishte më se prezent.

Pittard e vlerësuan edhe prof. dr. Neritan Ceka, arkeologu zviceran Albert Hafner, akad. Shaban Sinani, etj.

Akademikë shqiptarë 🇦🇱 dhe zviceranë🇨🇭diskutuan ndikimin shkencor të Eugéne Pittard!
Faleminderit Akademia e Shkencave…

Posted by Embassy of Switzerland in Albania on Tuesday, October 15, 2024

“Goodbey, Lindita”, shfaqje teatrale e suksesshme e regjisorit shqiptar në Greqi

Ambasadorja Luela Hajdaraga ndjek shfaqjen në Teatrin Kombëtar të Greqisë. Përgëzon aktorin dhe regjisorin Mario Banushi.

Global 360

Tajani: Qendrat në Shqipëri kundër emigracionit të paligjshëm u morën si shembull edhe nga BE

Anija italiane ”Libra”, me 16 migrantë në bord, zbarkoi sot në portin e Shëngjinit duke regjistruar grupin e parë të…

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Goodbey, Lindita”, shfaqje teatrale e suksesshme e regjisorit shqiptar në Greqi

Ambasadorja Luela Hajdaraga ndjek shfaqjen në Teatrin Kombëtar të Greqisë. Përgëzon aktorin dhe regjisorin Mario Banushi.