KQZ i kalon Andrea Manos mandatin e deputetit të Salianjit

Sipas KQZ, kandidati Andrea Nesti Mano ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit brenda afateve të përcaktuara ligjore


KQZ u mblodh sot për t’i dhënë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, qarku Korçë, Andrea Nesti Mano.

Relatorja e çështjes bëri me dije se Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar sipas afateve KQZ-në për krijimin e vakancës për vendin e deputetit Ervin Salianji.

“Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar për vakancën KQZ-në për vendin e deputetit Ervin Salianji i zgjedhur në qarkun e Korçës në zgjedhjet e vitit 15 prill 2021, për subjektin e Partisë Demokratike që ka fituar pesë mandate. Zëvendësimi i vakancës do të bëhet në mbështetje të nenit 164, pika 2 të Kodit Zgjedhor si dhe vendimit nr. 413, datë 23/6/2021, në të cilën është bërë renditja e kandidatëve që nuk kanë fituar mandat sipas votave parapëlqyese. Sipas verifikimit, kandidati që i kalon mandati është ai me numrin rendor gjashtë dhe praktikisht Andrea Nesti Mano”.

Sipas KQZ, kandidati Andrea Nesti Mano ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit brenda afateve të përcaktuara ligjore. Pas verifikimeve, është konstatuar se nuk ka ndryshime në gjeneralitete apo dënim me vendim të formës së prerë.

“Të dhënat e deklaruara konstatohet se nuk përbëjnë kusht për moszgjedhjen e tij si deputet i Kuvendit të Shqipërisë”, shtoi përfaqësuesja e KQZ-së.

Ndërkohë, Ilirjan Celibashi vendosi që Andra Mano të marrë mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë për qarkun Korçë.

Kujtojmë se Gjykata e Apelit dha vendimin për Salianjin, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për dënimin e tij me 1 vit burg, nën akuzën për “Kallëzim të rremë” mbi çështjen “Babale”.

Kuvendi i Shqipërisë njoftoi më 2 tetor zyrtarisht Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, se mandati i deputetit demokrat, Ervin Salianji, ishte përmbyllur në mënyrë të parakohshme, pas dënimit të këtij të fundit me vendim të formës së prerë.

Përmes një shkrese drejtuar KQZ-së, Kuvendi bëri me dije se mandati quhet i përfunduar, pas njoftimit të seancës plenare të mbajtur më 30 shtator.

Lexo më shumë nga

“Goodbey, Lindita”, shfaqje teatrale e suksesshme e regjisorit shqiptar në Greqi

Ambasadorja Luela Hajdaraga ndjek shfaqjen në Teatrin Kombëtar të Greqisë. Përgëzon aktorin dhe regjisorin Mario Banushi.

Global 360

Tajani: Qendrat në Shqipëri kundër emigracionit të paligjshëm u morën si shembull edhe nga BE

Anija italiane ”Libra”, me 16 migrantë në bord, zbarkoi sot në portin e Shëngjinit duke regjistruar grupin e parë të…

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Goodbey, Lindita”, shfaqje teatrale e suksesshme e regjisorit shqiptar në Greqi

Ambasadorja Luela Hajdaraga ndjek shfaqjen në Teatrin Kombëtar të Greqisë. Përgëzon aktorin dhe regjisorin Mario Banushi.