Gonxhja: Shqipëria, një destinacion tërheqës për investimet e huaja!
Ministri i MEKI priti në një takim ambasadorin e ri të Emirateve të Bashkuara Arabe, Ali Obaid Al Dhaheri
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti sot në një takim ambasadorin e ri të Emirateve të Bashkuara Arabe, Ali Obaid Al Dhaheri, ku diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit për të fuqizuar investimet në Shqipëri.
“Shqipëria tashmë po kthehet në një destinacion tërheqës për investimet e huaja, me fokus në sektorë kyç si bujqësia, shëndetësia, energjia e rinovueshme dhe qendër të dhënash, të njohura si data centers. U ndalëm gjithashtu te potenciali i teknologjisë dhe zonave teknologjike (TEDA), si dhe përdorimi i inteligjencës artificiale për të përmirësuar këto fusha”, bëri të ditur Gonxhja.
Sipas tij, gjatë takimit u fol dhe për Automotopark Albania, një projekt ambicioz që do të sjellë zhvillime të reja ekonomike dhe teknologjike në Shqipëri, si dhe do të jetë një atraksion i rëndësishëm për entuziastët e automobilizmit dhe sporteve motorike.
Patëm kënaqësinë të mirëpresim Ambasadorin e ri të Emirateve të Bashkuara Arabe 🇦🇪, z.Ali Obaid Alyabhouni Aldhaheri, ku…
Posted by Blendi Gonxhja on Thursday, October 17, 2024