Proda pret atasheun policor të ambasadës austriake: Partneritet mes agjencive ligjzbatuese

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, takim me atasheun policor të Ambasadës së Austrisë, në Tiranë, Andreas Nagy.


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda zhvilloi sot takim prezantues me atasheun policor të Ambasadës së Austrisë, në Tiranë, Andreas Nagy.

Gjatë takimit u çmuan partneriteti, mbështetja dhe besimi i agjencive ligjzbatuese austriake, te Policia e Shtetit, për aspekte si krijimi dhe funksionimi i Policisë Alpine; veprimtaria e strukturave të Policisë, gjatë sezonit turistik; ngritja e skuadrave të përbashkëta hetimore, kryesisht në fushën e hetimit të krimit kibernetik; shkëmbimi i praktikave më të mira për gjurmimin e aseteve të krimit; modernizimi i Sektorit të Daktiloskopisë dhe AND-së, të Institutit të Policisë Shkencore.

Drejtori i Përgjithshëm. Proda falënderoi atasheun austriak për vizitën dhe e garantoi atë, për vendosmërinë e tij dhe të Policisë së Shtetit, për të kontribuuar aktivisht në operacione policore të përbashkëta, me partnerët austriakë dhe me partnerët e tjerë europianë.

Ndërkaq, gjatë takimit, Nagy i dorëzoi Prodës urimin e drejtorit të Policisë austriake, Dr. Franz Ruf, për marrjen e detyrës. Gjithashtu, ai theksoi se misioni i tyre është të përqendrojnë të gjitha kapacitetet policore kombëtare dhe ndërkombëtare, për të parandaluar dhe goditur krimin e organizuar ndërshtetëror.

(ATSH)

“Goodbey, Lindita”, shfaqje teatrale e suksesshme e regjisorit shqiptar në Greqi

Ambasadorja Luela Hajdaraga ndjek shfaqjen në Teatrin Kombëtar të Greqisë. Përgëzon aktorin dhe regjisorin Mario Banushi.

Global 360

Tajani: Qendrat në Shqipëri kundër emigracionit të paligjshëm u morën si shembull edhe nga BE

Anija italiane ”Libra”, me 16 migrantë në bord, zbarkoi sot në portin e Shëngjinit duke regjistruar grupin e parë të…

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Goodbey, Lindita”, shfaqje teatrale e suksesshme e regjisorit shqiptar në Greqi

Ambasadorja Luela Hajdaraga ndjek shfaqjen në Teatrin Kombëtar të Greqisë. Përgëzon aktorin dhe regjisorin Mario Banushi.