Përplasja e deputetëve të opozitës me policinë, Hoxha: Efektivët nuk ishin të armatosur

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës se efektivë të Policisë ishin të armatosur gjatë përplasjeve me deputetët, një ditë më parë, para ambienteve të Kuvendit.


Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës se efektivë të Policisë ishin të armatosur gjatë përplasjeve me deputetët, një ditë më parë, para ambienteve të Kuvendit.

Në një deklaratë për mediet, Hoxha tha se forcat e Policisë nuk kanë patur dhe nuk kanë qenë të pajisur me armë zjarri.

“Keqardhje për deputetët e opozitës, që ushtruan dhunë ndaj punonjësve të Policisë dhe Gardës, që ishin atje për të kryer detyrën. E drejta e tubimit do të garantohet nga ana e punonjësve të Policisë. Ndërsa e drejta e dhunës, djegies, shkatërrimit, dhunës, nuk do të tolerohet.

Në deklaratën e Policisë së Shtetit të dhënë dje rreth mesditës është shprehur qartë se nuk ka patur asnjë tentativë të nxjerrjes së armës nga punonjësit e Policisë. Në ligjin për tubimet janë caktuar shprehimisht rastet e përdorimit të armëve të zjarrit. Forcat e Policisë së Tiranës nuk kanë patur dhe nuk kanë qenë të pajisura me armë zjarri”, – u shpreh Hoxha,

Ministri dënoi, atë që e cilësoi, si sulm të deputetëve të opozitës ndaj forcave të Policisë dhe Gardës.

“Sulmi i deputetëve ndaj Policisë dhe Gardës së Republikës, në prag të marrjes së ditës së negociatave dhe anëtarësimit të Shqipërisë ne BE, nuk është i pranueshëm, sepse forcat e Policisë dhe Garda e Republikës është aty për të mbrojtur institucionet kushtetuese. Forcat e Policisë së Shtetit që ishin të planizuara nga DVP Tiranë për mbrojtjen e institucioneve ishin atje për të kryer detyrën”, – u shpreh Hoxha.

Një ditë më parë, deputetët të opozitës, duke vijuar mosbindjen civile, u përplasën me Gardën e më pas me Forcat Kombëtare të Sigurisë në ambientet e jashtme të Kuvendit. Kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi tha se efektivë të policisë iu nxorën armën deputetëve të opozitës, por Policia në një reagim zyrtar mohoi deklaratën e deputetit të PD.

Lexo më shumë nga

Rama: Sistem i posaçëm me Agjencinë e Sigurisë Kibernetike për rastet e dhunës apo bullizmit online

Kryeministri Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilluan me një përfaqësi prindërish që drejtojnë Këshillat e Prindërve…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Sistem i posaçëm me Agjencinë e Sigurisë Kibernetike për rastet e dhunës apo bullizmit online

Kryeministri Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilluan me një përfaqësi prindërish që drejtojnë Këshillat e Prindërve…