Rikualifikimi i bllokut të banimit mes Kombinatit e Selitës, Veliaj: Rritje e vlerës së pronës me 25-30 %.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka inspektuar sot punimet për rikualifikimin e një tjetër blloku banimi në kryeqytet.


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka inspektuar sot punimet për rikualifikimin e një tjetër blloku banimi në kryeqytet. Bëhet fjalë për bllokun që ndodhet ndërmjet Kombinatit dhe Selitës, në Njësinë Administrative nr. 6 në Tiranë. Ai e konsideroi ndërhyrjen në rrugët “Sabaudin Gabrani,” “Jonuz Rama” dhe “Hamdi Çullhaj” si një investim të jashtëzakonshëm për zonën.

“Është një lajm i jashtëzakonshëm që në këto 10 segmente vjen urbanizimi për të gjithë banorët e Kombinatit, në këtë zonë të ndërmjetme mes Selitës dhe Kombinatit. Ndonjëherë, kur nuk do ta bësh një punë, thua gjithmonë i përket një lagjeje tjetër. Por, kur do ta bësh një punë, nuk ka rëndësi fare nëse është Selitë, Kombinat apo është e ndërmjetme, sepse në fakt puna duhet bërë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku vlerësoi bashkëpunimin me banorët e zonës, për të cilët tha se do të kenë një rritje të vlerës së pronës falë këtij investimi të Bashkisë së Tiranës.

“Kur të gjithë bashkëpunojnë, kur të gjithë japin energji të mirë, të gjithë heqin kangjellat, avllitë e tyre, për të mirën e përbashkët, për t’u siguruar që përtej asfaltit që duket në sipërfaqe, është riparuar gjithë sistemi ynë i kanalizimeve, sistemi i ndriçimit dhe në njëfarë mënyre mund të themi që vetëm nga kjo punë që është bërë është rritur vlera e pronës me 25-30 %. Ajo që ne shohim shpesh është që sapo mbaron një punë cilësore nga Bashkia, sapo vjen një urbanizim me themel i lagjes, rritet edhe njëherë vlera e pronës. Edhe për këta banorë që ndoshta kanë qenë të fundit që janë legalizuar dhe të fundit që janë urbanizuar, unë them që sot janë tamam në kryeqytet”, shtoi Veliaj.

Projekti parashikon ndërhyrje të rrënjësishme në rrjetin rrugor në brendësi të bllokut në Njësinë Administrative nr. 6 në kryeqytet. Po realizohen punime në trup të rrugës, punime trotuari, bordura, punime në sigurinë dhe sinjalistikën rrugore si dhe punime për ndriçimin e zonës.

Lexo më shumë nga

Begaj dhe Mattarella në Horën e Arbëreshëve: Qytet simbol për kulturën dhe trashëgiminë arbëreshe

Presidenti i Republikës zhvilloi sot një vizitë të përbashkët me presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, në Horën e Arbëreshëve.

Global 360

Tajani: Qendrat në Shqipëri kundër emigracionit të paligjshëm u morën si shembull edhe nga BE

Anija italiane ”Libra”, me 16 migrantë në bord, zbarkoi sot në portin e Shëngjinit duke regjistruar grupin e parë të…

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Begaj dhe Mattarella në Horën e Arbëreshëve: Qytet simbol për kulturën dhe trashëgiminë arbëreshe

Presidenti i Republikës zhvilloi sot një vizitë të përbashkët me presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, në Horën e Arbëreshëve.