Votimi nga jashtë vendit, KQZ vizitë studimore në Sarajevë

Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i përbërë nga përfaqësues të Komisionit Rregullator dhe staf teknik, zhvilloi një vizitë studimore në Sarajevë.


Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i përbërë nga përfaqësues të Komisionit Rregullator dhe staf teknik, zhvilloi një vizitë studimore në Sarajevë, nga data 14 deri më 17 tetor.

Vizita ishte e fokusuar tek administrimi i votimit nga jashtë vendit. Vizita e organizuar nga Prezenca e OSBE-së vjen në një moment vendimtar për Shqipërinë, teksa KQZ-ja po harton akte nënligjore për të mundësuar pjesëmarrjen e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Delegacioni shqiptar u takua me përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Bosnjë-Hercegovinës, zyrtarë që mbikëqyrin procesin e numërimit dhe përfaqësues të Misionit të OSBE-së në Bosnjë-Hercegovinë.

Gjatë takimeve, pjesëmarrësit diskutuan rregullat dhe procedurat për votimin nga jashtë, duke u fokusuar në regjistrimin e zgjedhësve që jetojnë jashtë vendit, përgatitjen e listave të zgjedhësve, procedurat e votimit, nxjerrjen e rezultateve dhe përdorimin e teknologjive të reja.

Zyrtarët shqiptarë u njohën me përvojën prej gati tri dekadash të Bosnjë-Hercegovinës në zbatimin e votimit nga jashtë vendit, përfshirë sfidat me të cilat ata janë përballur dhe zgjidhjet e zhvilluara gjatë viteve.

Theks i veçantë iu vu zgjedhjeve të fundit vendore, ku u morën masa për të rritur integritetin dhe gjithëpërfshirjen e votës nga jashtë.

Prezenca e OSBE-së e organizoi vizitën studimore si pjesë e projektit të saj “Mbështetje për reformën dhe procesin zgjedhor në Shqipëri”, financuar nga Suedia, Zvicra, Misioni i SHBA-së në OSBE dhe Polonia.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.