Denaj me zyrtarin francez: Fokus në bujqësi, ekonomi të gjelbër dhe integrim europian

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj pret drejtorin rajonal të Agjencisë Franceze të Zhvillimit, Arnaud Dauphin dhe ekipin e tij.


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj priti në një takim drejtorin rajonal të Agjencisë Franceze të Zhvillimit, Arnaud Dauphin dhe ekipin e tij.

Denaj tha se gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dhe identifikimin e mundësive të reja për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

“Gjatë bisedës u ndalëm në përballimin e ndryshimeve klimatike, me theks të veçantë në rehabilitimin e rrjetit të kanaleve ujitëse dhe stacioneve të pompimit.

Ndërsa u ndalëm edhe tek ekonomia e gjelbër si dhe mbështetja konkrete për përmbushjen e standardeve drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, u shpreh Denaj.

Ministrja vlerësoi se bashkëpunimi me Agjencinë Franceze të Zhvillimit mbetet thelbësor për realizimin e këtyre objektivave.

Spiropali prezanton nismën “Kuvend-ON” në Elbasan: Angazhim i fortë i të gjithëve për integrimin në BE

Kuvendi ka një rol shumë të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian

Global 360

Zv.presidenti i Sheba Medical Center, dr. Yoel Har-EvenHar-Even: Ofrojmë ekspertizën më të mirë!

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, marrëveshje partneriteti me një nga spitalet më të avancuara në Izrael

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali prezanton nismën “Kuvend-ON” në Elbasan: Angazhim i fortë i të gjithëve për integrimin në BE

Kuvendi ka një rol shumë të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian