Negociatat, Pirdeni: Duhet të dëshmojmë se Reforma në Drejtësi është e pakthyeshme

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi se Shqipëria duhet të dëshmojë se Reforma në Drejtësi është një proces i pakthyeshëm.


Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se Shqipëria duhet të dëshmojë se Reforma në Drejtësi është një proces i pakthyeshëm.

Gjatë podkastit “Flasim”me kryeministrin Edi Rama, ministrja Pirdeni nënvizoi rëndësinë e kapitullit të shtetit të së drejtës dhe gjyqësorit, në negociatat me BE-në.

Sipas saj, ky është kapitulli ku edhe vendet e tjera të rajonit kanë hasur vështirësi vitet e fundit.

“Dua të nënvizoj peshën specifike që mbartin institucionet ligjzbatuese, prokuroria e gjyqësori që kanë qenë bashkë me ne në procesin e negociatave. Kanë qenë ata që kanë shpjeguar se si funksionon ky sistem në praktikë, se si këto struktura të ngritura janë funksionale dhe për të krijuar bindjen se Shqipëria është në një stad të avancuar të Reformës në Drejtësi”, tha Pirdeni.

Natyrisht, sipas saj, “si çdo përvojë e re edhe kjo ka nevojë për përmirësim dhe Shqipëria duhet të dëshmojë se ky proces është i pakthyeshëm”.

“Një nga problemet kryesore në disa vende të BE-së është kthimi mbrapsht në fushën e shtetit të së drejtës. Natyrisht lupa e Komisionit është shumë më rigoroze ndaj nesh që jemi jashtë BE-së për të parë nëse po ecim në drejtimin e duhur. Nga ana tjetër lufta kundër korrupsionit nuk i përket vetëm gjyqësorit, por edhe mekanizmave që kanë të bëjnë me një sistem funksional të prokurimeve publike, apo me “muret tona të brendshme” në luftën kundër korrupsionit”, tha ajo.

(ATSH)

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni