Çuçi në Lituani: Rritje e bashkëpunimit rajonal për forcimin e shtetit të së drejtës

Në Vilnius, Lituani u zhvillua Sesioni i 43-të i Asamblesë Balltike dhe Këshilli i 30-të Balltik.


Në Vilnius, Lituani u zhvillua Sesioni i 43-të i Asamblesë Balltike dhe Këshilli i 30-të Balltik.

Vendet balltike mbajnë statusin e vëzhguesit në Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (AP SEECP) dhe në kuadër të Presidencës së Kuvendit të Shqipërisë të AP SEECP për vitin 2024 – 2025, Kuvendi u përfaqësua nga Bledar Çuçi, zëvendëskryetar i Kuvendit të Shqipërisë.
Gjatë fjalës së tij, Çuçi theksoi se, bashkëpunimi për sigurinë është një ndër prioritetet e Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, si një faktor i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës.

Gjithashtu, ai u shpreh se “do të vazhdojmë të ndërmarrim hapa që synojnë të përmirësojnë kontributin e rajonit tonë për paqen dhe sigurinë globale”.

“Shqipëria rikonfirmon vullnetin e fortë për të rritur më tej bashkëpunimin rajonal për forcimin e shtetit të së drejtës, zbatimin e politikave që nxisin tolerancën dhe bashkëjetesën fetare, si kontribuese të drejtpërdrejta në demokratizimin, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë dhe parandalimin e akteve të dhunshme ekstremiste”, theksoi Çuçi.
Sipas tij, kontributi për të ardhmen dixhitale të rajonit është pjesë e përpjekjeve për fuqizimin e ekonomisë së tregut, garantimin e rritjes ekonomike dhe kontributit të rajonit tonë për një Evropë më të fortë.

“Shqipëria gjatë viteve të fundit ka pasur një qasje shumë pozitive dhe aktive drejt teknologjive të informacionit e komunikimit dhe përdorimit të tyre në shërbimet publike”, vuri në dukje ai.
Çuçi në fund të fjalimit theksoi se Shqipëria i ka përballuar dhe do t’i përballojë me sukses dhe nuk do të tërhiqet nga qëndrimet e saj të qarta në luftën kundër terrorizmit, për mbrojtjen e sigurisë, paqes, demokracisë dhe lirisë së popujve.

“Zhvillimin e teknologjive të informacionit dhe inteligjencës artificiale në Shqiperi dhe në Euriopën Juglindore do ta përdorim si një të mirë për vendet tona, në shërbim të zhvillimit dhe mirëqenies së popujve tanë”, përfundoi ai.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…