Mamografi për gratë e FA-së, Koçiu: Njësitë e lëvizshme kontrolle falas gjatë gjithë vitit

Nën sloganin “Ia vlen të jetosh”, njësitë e lëvizshme të mamografisë ndaluan në repartin ushtarak në Bunavi, Vlorë ku u ofruan ekzaminime falas për kancerin e gjirit për vajzat dhe gratë pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura.


Nën sloganin “Ia vlen të jetosh”, njësitë e lëvizshme të mamografisë ndaluan në repartin ushtarak në Bunavi, Vlorë ku u ofruan ekzaminime falas për kancerin e gjirit për vajzat dhe gratë pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura.

Në kuadër të “Tetorit Rozë”, i cili njihet edhe si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit për të rritur vëmendjen dhe diagnostikimin e hershëm ndaj kësaj sëmundjeje, u organizua edhe një aktivitet me pjesëmarrjen e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu dhe ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Nënkolonelia e Forcave të Armatosura, Esmihan Durbaku e cila prej afro 30 vitesh ka kaluar me sukses betejën me kancerin përcolli një mesazh për të gjitha vajzat dhe gratë.

“Nuk është e lehtë të flasësh për këtë gjë, por ia vlen. Ju shikoni të shkruar këtu “Ia vlen të jetosh” dhe për këtë arsye ia vlen të flasim, të ndërgjegjësohemi ne si femra kudo që jemi. Prandaj ju bëj thirrje të gjitha zonjave, të gjitha femrave që të kontrollojnë veten. Sa më shpejt, është akoma më mirë”, u shpreh ajo.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vuri theksin në nevojën e kontrolleve të shpeshta, pasi siç u shpreh ajo, sa më shpejt të diagnostikohet, aq më shpejt mjekët kanë mundësi që t’ju vijnë në ndihmë kujtdo që preket nga tumori i gjirit.

“Ne ofrojmë mamografitë e lëvizshme gjatë vitit, por ndërkohë janë dhe 12 njësi mamografie në spitalet rajonale të cilat gjithashtu e ofrojnë mundësinë e diagnostikimit dhe për këtë është pikërisht e nevojshme që të shtrijmë akoma më shumë mesazhet e ndërgjegjësimit”, nënvizoi ministrja Koçiu.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh se, është përgjegjësi e Ministrisë së Mbrojtjes që të kujdeset në mënyrë të posaçme për shëndetin dhe mirëqenien e grave dhe vajzave të Forcave të Armatosura.

“Ne jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë sociale që kemi si Ministri e Mbrojtjes dhe si FA, për t’ju gjendur pranë në çdo sfidë shëndetësore, aq më tepër që kjo sfidë ka tendencë të shtrihet dhe të bëhet më e rrezikshme. Prandaj, parandalimi dhe veprimet ndërgjegjësuese kanë një domethënie të veçantë. Ky mesazh nuk duhet të shkojë vetëm për gratë dhe vajzat, por edhe për burrat dhe djemtë, të cilët duhet të jenë mbështetje për koleget, motrat, nënat dhe bashkëshortet e tyre”, – theksoi Ministri i Mbrojtjes.

Ministri falënderoi ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu për vendosjen në dispozicion të FA të njësive lëvizëse të diagnostikimit, në mënyrë që oficeret, nënoficeret e rekrutet e reja në Bunavi të realizojnë diagnostikimin dhe kontrollet parandaluese për kontrollin e gjirit.

“Vetëm bashkë mund të ndërtojmë një mjedis, ku shëndeti dhe siguria juaj janë në themel të çdo aktiviteti që keni në FA. Unë, personalisht, së bashku me ju dhe ekipin, premtoj se do të marrim iniciativa që shëndeti juaj të jetë në bazë të çdo aktiviteti të formimit, ndërgjegjësimit dhe mirëqenies, jo vetëm për ju, por edhe për familjet tuaja”, – u premtoi ministri Vengu grave dhe vajzave në uniformë.

Një prej të prekurave nga kjo sëmundje, nënkolonel Esmihan Durbaku, gjatë fjalës së saj në këtë takim, u bëri thirrje të gjitha grave brenda familjes së FA, por edhe të gjitha grave shqiptare të mos neglizhojnë kontrollet.

Aktualisht, Forcat e Armatosura numërojnë 1.642 gra, nga të cilat 955 janë nën uniformë, përfshirë 395 oficere, 360 nënoficere dhe 200 ushtare, të cilat kanë mundësi të përfitojnë nga kontrollet falas në këtë muaj të ndërgjegjësimit.

(ATSH)

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…