Rama: Arsimi profesional, çelësi për të qenë konkurrues në tregun e punës

Kryeministri Edi Rama solli sot shembullin e nxënësve të shkollës së mesme të ndërtimit “Karl Gega”.


Arsimi profesional është çelësi për të qenë konkurrues në tregun e punës.

Kryeministri Edi Rama solli sot shembullin e nxënësve të shkollës së mesme të ndërtimit “Karl Gega”.

Evai Billa, nxënës i degës automekanik në shkollën e ndërtimit “Karl Gega”, u shpreh në një video të ndarë nga kryeministri Rama, se ka zgjedhur këtë degë, sepse i pëlqen shumë dhe në të ardhmen dëshiron të bëhet një mekanik i zoti.

“I ftoj të gjithë bashkëmoshatarët e mi të zgjedhin zanatin”, u shpreh ai.

Edhe Arbër Skureni, i cili ka zgjedhur të njëjtën degë, thekson se e ka pasion të merret me automjete dhe rregullimin e tyre.

“Në shkollë bëjmë shumë orë praktike dhe jemi të gatshëm për në tregun e punës”, u shpreh ai.

Ai i ftoi të gjithë bashkëmoshatarët që të zgjedhin këtë degë që të kenë mundësi më të mirë punësimi, si zanati më i kërkuar.

4828 të rinj u regjistruan në klasë të dhjetë, për të ndjekur arsimimin profesional, përmes aplikimit në portalin e-Albania, gjatë periudhës 8 korrik – 30 shtator.

Arsimi profesional ka avantazhe të shkëlqyera me reduktim e rimbursim tarifash, pajisjen me aftësi sipas tregut të punës, pa hequr të drejtën në vijimin e studimeve universitare.

Numri i nxënësve të regjistruar këtë vit rezulton 10% më i lartë se një vit më parë. Ndër këta rezultojnë të jenë regjistruar 814 vajza, ose 5% më shumë se një vit më parë.

Drejtimet që kanë më shumë kërkesë janë shërbimet e mjeteve të transportit me rreth 1 100 nxënës të regjistruar në klasë të 10-të, ose 23% e totalit.

Nga ana tjetër, në hoteleri-turizëm janë regjistruar rreth 960 nxënës, në teknologji informacioni janë regjistruar 740 nxënës, në elektronikë janë regjistruar 4705 nxënës, në ekonomi-biznes janë regjistruar 440 nxënës, në drejtimin teknologji ushqimore janë regjistruar 110 nxënës dhe në drejtimin bujqësi janë regjistruar 100 nxënës. (ATSH)

#ZgjidhZanatin #ZgjidhArsiminProfesional👩‍🔬👨‍🌾👨‍🍳👩‍💻👨‍🔧👨‍🏭

#ZgjidhZanatin
#ZgjidhArsiminProfesional👩‍🔬👨‍🌾👨‍🍳👩‍💻👨‍🔧👨‍🏭

🔑Çelësi për të qenë konkurrues në tregun e punës🤝🇦🇱

#KrenarpërShqipërinë❤️🦅
#VetëmPërpara➡️🇪🇺
#SHQIPËRIA2030🇦🇱

Posted by Edi Rama on Sunday, October 20, 2024

Gonxhja: “Albergo Difusso” i Krujës, i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe Ballkan

“Albergo Diffuso” është një tipologji hotelesh e përhapur kohët e fundit në Itali dhe Evropë

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: “Albergo Difusso” i Krujës, i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe Ballkan

“Albergo Diffuso” është një tipologji hotelesh e përhapur kohët e fundit në Itali dhe Evropë