Shërbimi për turistët, bashkëpunim ndërinstitucional mes Ambasadës Gjermane dhe Spitalit Universitar të Traumës

Ambasada Gjermane vlerësoi punën e gjithë ekipit të mjekëve dhe drejtuesve të SUT-së, duke shprehur mirënjohjen për profesionalizmin dhe gatishmërinë e ekipit mjekësor dhe mbështetës


Ambasada Gjermane në Tiranë, përmes një grupi përfaqësues ka dhënë mbështetjen e saj për të gjithë turistët dhe shtetasit gjermanë që kanë nevojë për kujdes dhe trajtim shëndetësor pranë Spitalit Universitar të Tiranës.

Përfaëqsues të ambasadës gjermane në Tiranë zhvilluan takim në Spitalin Universitar të Traumës me drejtoren e Përgjithshme Dr. Edlira Boden dhe ekipin e saj, ku u fol për rastet e përkujdesit shëndetësor për turistët, shtetas gjermanë, të cilët kanë pasur dhe do të kenë nevojë për kujdes dhe trajtim shëndetësor pranë SUT.

Ambasada e cilëson këtë si një takim të frytshëm që garanton jo vetëm bashkëpunimin ndërinstitucional, por edhe si një mbështetje për të gjithë të huajt që vizitojnë Shqipërinë në çdo periudhë të vitit, turistët me disa netqëndrimesh që të mund të marrin gjithë shërbimin e nevojshëm spitalor, në kushte optimale dhe me aparatura të fjalës së fundit.

Edhe Spitali Universitar i Traumës e cilësoi takim të frytshëm atë me Dr. Dagmar Banisch, mjeke rajonale e Ministrisë Federale Gjermane të Punëve të Jashtme, Thomas Scheidt, drejtor i Administratës në ambasadën gjermane, Lediana Doci, bashkëpunëtore e Administratës. Në rrjetet sociale, SUT njoftoi se në takim u diskutua për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërinstitucional dhe kushtet optimale me aparatura të fjalës së fundit që ofron SUT për çdo qytetar dhe turist.

Ambasada Gjermane vlerësoi punën e gjithë ekipit të mjekëve dhe drejtuesve të SUT-së, duke shprehur mirënjohjen për profesionalizmin dhe gatishmërinë e ekipit mjekësor dhe mbështetës, për çdo turist që ka nevojë për kujdes shëndetësor të specializuar për trauma dhe politrauma.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni