Rama: Standarde më të mira për nxënësit e shkollës “Avni Rustemi” në Tepelenë

shkolla “Avni Rustemi” do të shërbejë edhe si Qendër Komunitare, duke luajtur një rol kyç në zbatimin e projekteve të ndryshme në bashkëpunim me komunitetin lokal.


Shkolla e re “Avni Rustemi” në Tepelenë do të hapë dyert së shpejti me standardet më të mira për nxënësit dhe mësuesit.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna për rikonstruksionin e kësaj shkolle, që po realizohet falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Tepelenë

Projekti i rikonstruksionit të shkollës “Avni Rustemi” përfshin një rinovim të plotë të objektit, duke përfshirë 14 klasa mësimore, 3 laboratorë, bibliotekë dhe ndërtimin e palestrës së re.

Përveç kësaj, shkolla “Avni Rustemi” do të shërbejë edhe si Qendër Komunitare, duke luajtur një rol kyç në zbatimin e projekteve të ndryshme në bashkëpunim me komunitetin lokal.

Ky investim në shkollën “Avni Rustemi” është pjesë e një plani më të gjerë për rikonstruksionin e objekteve arsimore dhe sportive në Qarkun e Gjirokastër.

Këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të MAS, pushtetit vendor dhe së bashku me Programin e Rindërtimit, përfundohet ndërtimi dhe rehabilitimi i 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni