BRICS, hapja e tregjeve dhe zhvillimi global

Në datat 22 – 24 tetor 2024 zhvillohet në qytetin Kazan të Rusisë samiti XVI i BRICS, një grup i ekonomive kryesore të vendeve në zhvillim që përjetojnë prej kohësh rritjen më të madhe ekonomike.


Nga Dr. Enriko Ceko

Në datat 22 – 24 tetor 2024 zhvillohet në qytetin Kazan të Rusisë samiti XVI i BRICS, një grup i ekonomive kryesore të vendeve në zhvillim që përjetojnë prej kohësh rritjen më të madhe ekonomike. Tashmë, përveç Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut, që janë vendet që themeluan këtë organizatë me rëndësi globale, edhe pesë vende të tjera, Egjipti, Etiopia, Irani, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ju bashkuan këtij grupi.

BRICS tashmë ka fituar qytetarinë në nivel global me perceptimin mbarëbotëror se qëndron në pozitën e një mekanizmi shumëpalësh dhe një zë i fortë i ekonomive në rritje dhe në zhvillim, ku një shumicë vendesh janë gjeografikisht të pozicionuara edhe në hemisferën jugore. Meqënëse bota përballet me sfida të tilla si varfëria, papunësia, mungesa e infrastrukturës, etj., BRICS ofron një forum për ndarjen e përvojave dhe strategjive për zhvillim të qëndrueshëm.

Një nga objektivat kryesorë të BRICS është edhe forcimi i bashkëpunimit në fushat e tregtisë, investimeve dhe teknologjisë, që janë fusha thelbësore për rritjen ekonomike. BRICS gjithashtu luan një rol kyç në promovimin e një rendi ndërkombëtar të balancuar dhe të orientuar drejt hapjes së tregjeve dhe zhvillimit global, rajonal e lokal. Që prej fillimit të funksionimit të tij, BRICS e ka shtuar ndikimin e tij në shkallë globale pasi edhe ekonomitë e vendeve që themeluan këtë organizatë kanë synuar që të ofrojnë mundësi për të diskutuar mënyra të reja për të sfiduar qasjet e dominimit të njëanshëm në rang global për shumë çështje që janë në interes të përbashkët të tërë qytetarëve dhe vendeve e qeverive të globit.

Diversifikimi i tregtisë dhe investimeve, krijimi i marrëdhënieve të reja, më të drejta dhe më të barabarta, angazhimi për zhvillimin e qëndrueshëm dhe përballimi i sfidave mjedisore (si një nga aspektet më të rëndësishme të BRICS), e kanë kthyer këtë organizatë në një mekanizëm me shumë ndikim në politikat globale për klimën, energjinë, burimet natyrore, financat ndërkombëtare, etj, kjo për shkak të vendimeve që kjo organizatë ka marrë ndër vite.

Edhe aspektet e bashkëpunimin në fushat e shëndetësisë, arsimit dhe inovacionit, janë çështje të rëndësishme për ndihmën që mund tu ofrohet vendeve në zhvillim për të përmirësuar kushte më të mira jetese dhe për të ndërtuar kapacitete të qëndrueshme për të ardhmen.


Samiti i BRICS-it i vitit 2023, Johanesburg, Afrikë e Jugut, 2023/Xinhua


Takimi i koordinatorëve të vendeve të BRICS-it në Kazan, Rusi/Foto nga VCG

Në përgjithësi samitet e BRICS janë përqendruar në tema të tilla si:

1. Zhvillimi Ekonomik: Strategjitë për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të forcuar bashkëpunimin tregtar mes vendeve anëtare.

2. Reforma e Institucioneve Ndërkombëtare: Diskutime mbi nevojën për reforma në organizatat si OKB dhe FMN për të reflektuar më mirë realitetet e reja globale.

3. Siguria Ndërkombëtare: Çështjet e sigurisë, përfshirë luftën ndaj terrorizmit dhe menaxhimin e krizave globale.

4. Klima dhe Mjedisi: Strategjitë për të adresuar ndryshimet klimatike dhe promovimin e qëndrueshmërisë mjedisore.

5. Teknologjia dhe Inovacioni: Rëndësia e bashkëpunimit në fushën e teknologjisë dhe inovacionit për zhvillimin ekonomik.

6. Bashkëpunimi në Shëndetësi: Diskutime mbi mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin në shëndetësi, veçanërisht pas pandemisë së COVID-19.

Duket se Samiti i XVI i BRICS në Kazan përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit mes ekonomive në rritje dhe ngritjes së zërit të këtyre ekonomive përkundrejt mungesës së balancave të zhvillimit në shkallë globale dhe rajonale si dhe për një hapje dhe derregullim të tregjeve në kuadër të objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm dhe ekonomisë së gjelbër.

Në aspektin e ekonomisë BRICS trajton çështjet si më poshtë:

1. Zhvillimi Ekonomik: BRICS ofron një platformë për vendet në zhvillim për të diskutuar strategji të përbashkëta për rritjen ekonomike, duke promovuar investime dhe tregti ndërmjet tyre.

2. Diversifikimi i Tregjeve: Anëtarët e BRICS-it mund të ndihmojnë vendet e Jugut të diversifikojnë partnerët tregtarë dhe të zvogëlojnë varësinë nga ekonomitë perëndimore.

3. Bashkëpunimi Ndërkombëtar: BRICS promovon bashkëpunimin midis vendeve në zhvillim për të forcuar zërin e tyre në organizatat ndërkombëtare si OKB dhe FMN.

4. Investime në Infrastrukturë: Projekti i Bankës së BRICS-it për Zhvillim (NDB) ofron financime për projekte infrastrukturore që janë kritike për zhvillimin ekonomik në vendet e Jugut.

5. Sfidat e Përbashkëta: Vendet e BRICS-it shpesh përballen me sfida të ngjashme, si varfëria, papunësia dhe ndryshimet klimatike, dhe kjo i ndihmon ato të ndajnë përvojat dhe zgjidhjet.

6. Promovimi i Tregtisë: Iniciativa për krijimin e marrëveshjeve të tregtisë ndërmjet vendeve të BRICS-it dhe atyre të Jugut ndihmon në rritjen e shkëmbimeve tregtare.


Kazan në Rusi/VCG

Këto aspekte e bëjnë BRICS një aktor të rëndësishëm në promovimin e zhvillimit ekonomik dhe forcimin e pozicionit të vendeve të Jugut në ekonominë globale.

Rusia si vendi ku zhvillohet ky samit dhe si vendi i presidencës së radhës ka deklaruar se është e fokusuar në “promovimin e të gjithë gamës së partneritetit dhe bashkëpunimit brenda kornizës së BRICS në tre pista kryesore, politika dhe siguria, ekonomia dhe financat, dhe lidhjet kulturore dhe humanitare”, por nuk përjashtohet mundësia që ajo të shtojë edhe çështjen e “dedollarizimit”, një dukuri që i referohet vendeve që kërkojnë të reduktojnë varësinë ndaj dollarit amerikan si monedhë rezervë, mjet këmbimi ose si njësi llogarie.

Shtete të tjera të ftuara për të marrë pjesë në samit janë vendet anëtare të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura, apo Bashkësia e Shteteve të Pavarura (CIS), një organizatë rajonale ndërqeveritare në Euroazi, e formuar pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Në këtë grup vendesh me një sipërfaqe rreth 20 milionë km² dhe me një popullsi rreth 240 milionë banorë, që synon bashkëpunimin në çështjet ekonomike, politike dhe ushtarake dhe ka kompetenca të caktuara në lidhje me koordinimin e tregtisë, financave, ligjbërjes dhe sigurisë, duke përfshirë parandalimin e krimit ndërkufitar, bëjnë pjesë: Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgistani, Moldavia, Rusia, Taxhikistani dhe Uzbekistani.

Qyteti ku mbahet Samiti XVI I BRICS, Kazan është një ndër pesë qytetet më të mëdha të Rusisë, qendër e rëndësishme metropolitane, ekonomike, industriale, kulturore dhe fetare, pjesë e trashëgimisë kulturore në nivel botëror, që vizitohet nga miliona turistë. Në vitin 2009, Kazan u zgjodh si “kryeqyteti sportiv i Rusisë”, në vitin 2013 atje u organizua Universiada Verore dhe në vitin 2018 ishte një nga qytetet pritëse të Kupës së Botës së FIFA-s, ndërsa në 12 – 23 qershor 2024 atje u organizuan Lojërat sportive BRICS 2024.

* Drejtor Ekzekutiv “Qendra Shqiptare per Zhvillim te Qendrueshem”

Lektor “Instituti Kanadez i Teknologjise”.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni