Begaj, vizitë zyrtare në Bosnjë dhe Hercegovinë
Agjenda parashikon takimin me kryesuesin e radhës së Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Denis Bećirović, dhe me anëtarët e Presidencës, Željko Komšić dhe Željka Cvijanović.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u nis sot për një vizitë zyrtare në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe, forcimit të bashkëpunimit për çështjet rajonale dhe për proceset integruese.
Agjenda parashikon takimin me kryesuesin e radhës së Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Denis Bećirović, dhe me anëtarët e Presidencës, Željko Komšić dhe Željka Cvijanović.
Presidenti Begaj do të takohet edhe mekryetarët e Dhomave të Popullit dhe të Përfaqësuesve në Asamblenë Parlamentare, si dhe me Kryeministren Borjana Krišto. (ATSH)