Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Akademia e Shkencave, konferencë shkencore mbi leksikografinë

Në kuadër të Vitit të Gjuhës Shqipe, në bibliotekën universitare të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u zhvillua konferenca shkencore “Leksikografia shpjeguese shqipe e viteve 1930- 1940”.


Në kuadër të Vitit të Gjuhës Shqipe, në bibliotekën universitare të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u zhvillua konferenca shkencore “Leksikografia shpjeguese shqipe e viteve 1930- 1940”.

Veprimtaria u organizua nga Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, departamenti i gjuhësisë i këtij universiteti dhe Qendra e Studimeve Albanologjike pranë tij. Ky aktivitet i përbashkët erdhi në vazhdën e shumë bashkëpunimeve të tjera shkencore ndërmjet këtyre institucioneve.

Akademiku Valter Memisha ndau lajmin e mirë mbi punën që po bëhet për hartimin e një fjalori të madh të gjuhës shqipe. Konferenca u përshëndet edhe nga prof. dr. Blerta Dragusha, zëvendësrektore e Universitetit të Shkodrës. Në fjalët përshëndetëse u evidentuan disa nga sfidat dhe arritjet e leksikografisë shpjeguese shqipe gjatë viteve ‘30 – ‘40 të shek. XX, si dhe u vu në dukje fakti që dijetarë të trevës së Veriut luajtën një rol kyç në zhvillimet leksikografike të gjuhës sonë, duke i cilësuar ata si prijës.

Kumtesat e mbajtura në këtë tubim shkencor analizuan punën e asaj periudhe dhe vlerësuan trashëgiminë e saj në kontekstin e sotëm, duke u ndalur në prurjet leksikografike të N. Gazullit, P. Tases, L. Nosit, A. Sirdanit; në botime të lëndës leksikore nga dijetarë të tjerë, si: M. Kruja, K. Gurakuqi e A. Xhuvani; si dhe në probleme teorike të parashtruara nga studiues të kohës, si: F. Konica e L. Gurakuqi, duke përgatitur kështu truallin për leksikografinë shkencore njëgjuhëshe institucionale të Pasluftës II Botërore.

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.