Rama: Tranzicioni ka mbaruar!

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se tranzicioni në Shqipëri ka mbaruar, dhe ky është një lajm i mirë për të gjithë.


Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se tranzicioni në Shqipëri ka mbaruar, dhe ky është një lajm i mirë për të gjithë.

Në takimin e hapur me grupin e tretë të aplikantëve në platformën digjitale “Deputeti që duam”, ai theksoi se Shqipëria është ulur në tryezë duke negociuar për integrimin në BE dhe kjo ka qenë dita më e rëndësishme për të, që kur ka marrë këtë detyrë.

“Kam një lajm të mirë për ju: Tranzicioni ka mbaruar! Shqipëria, sot është në tryezë ulur, duke negociuar për BE dhe faktikisht për mua javën e kaluar ka qenë dita më e rëndësishme që kur e kam marrë këtë detyrë. Momenti më përmbushës, sepse e di mirë si dëshmitar i gjithë rrugës për t’u ulur në atë tryezë atë ditë se çfarë na është dashur të heqim nga shpina si ngarkesa dhe hije të së shkuarës të bëjmë për të provuar për veten tonë dhe për të tjerët që ne jemi një forcë që mund ta garantojë të ardhmen”, deklaroi Rama.

Rama tha se Shqipëria ka shumë probleme, por se ka garanci dhe kapacitete, pjesa më e madhe e të cilave në PS, për ti adresuar ato.

“Shqipëria ka shumë probleme, por ka një garanci, sepse ka dhe kapacitete, sipas meje, të mishëruar në pjesën e vet më të madhe te PS, për ti adresuar problemet”, deklaroi Rama.

Lexo më shumë nga

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…