Rama: Ambicia e PS, jo për pushtet por për Shqipërinë!

Kryeministri: Është koha për përgatitjen e gjeneratës të PS për dekadën e ardhshme


Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, në takimin e hapur me grupin e tretë të aplikantëve në platformën digjitale bëri të ditur se numri i aplikantëve në platformën digjitale “Deputeti që Duam” dha një përgjigje për ata që mendojnë se janë shumë 3 mandate në krye të qeverisjes së vendit.

Kryeministri deklaroi se PS duhet të qëndrojë në krye të detyrës dhe se kjo nuk është ambicie për pushtet, por ambicie për Shqipërinë, dhe pushteti duhet për këtë ambicie.

“Ju keni dëgjuar që thonë se janë shumë 3 mandate. Jo nuk janë shumë. Kam parasysh projektin forcën dhe përgjegjësinë. Jo në vende diktatoriale, por në vende shumë demokratike të Europës, me standarde demokratike shumë më të larta se pjesa më e madhe e Europës, në veri të saj ka pasur parti që kanë qëndruar në drejtimin e vendit 30, 40, deri 50 vite. Nuk po them që kështu do të ndodhë, por po them që PS duhet të qëndrojë në krye të detyrës. Kjo nuk është ambicie për pushtet, por ambicie për Shqipërinë dhe pushteti duhet për këtë ambicie”, deklaroi Rama.

Rama solli në vëmendje se rruga politike nuk është e lehtë dhe se kjo rrugë është për guximtarët.

“Kush merr përsipër të hyjë në rrugën e politikës nuk hyn në një rrugë të shtruar, nuk hyn në një rrugë të drejtë, as të sheshtë, hyn në një rrugë që është si ato shtigjet gjarpëruese, që mund të bëjnë të thuash më mirë të kthehem, dhe ajo që ti konsideron të drejtë është një e drejtë të cilës vetëm ti mund t’ia nxjerrësh dukjen, nëse ke forcën ti rezistosh asaj rrugës gjarpëruese. Nuk ka një vlerësim objektiv të mundshëm. Kjo është një rrugë për guximtarët. Ju jam mirënjohës që së pari trokisni në derën e PS-së”, iu drejtua ai aplikuesve për deputet.

Kryeministri po ashtu bëri të ditur se tashmë është koha për përgatitjen e gjeneratës së tretë, atë që do të çojë para PS-në në dekadën e ardhshme.

“Ne e kemi seriozisht këtë proces, se ka ardhur ky moment në këtë histori të pasrënies së diktaturës, që një gjeneratë e dytë, dhe me këtë kam parasysh gjeneratën e atyre që janë në nivelin udhëheqës të PS-së, pjesa më e madhe e së cilës e kanë nisur rrugën si lojtarë të skuadrës së të rinjve kur unë erdha në PS, duhet të fillojë t’i bëjë vend, t’i krijojë hapësirë që në zgjedhjet e ardhshme një gjenerate të tretë, që është gjenerata juaj”, deklaroi Rama.

Sipas tij, është detyrë e kësaj gjenerate përgatitja jo thjeshtë të gjitha forcat për Shqipërinë 2030, por edhe Partinë Socialiste 2030.

“Të përgatisim fuqinë që do të do të marrë stafetën e gjeneratës dominante sot dhe do të çojë para projektin e PS-së në dekadën e ardhshme”, u shpreh Rama.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…