Binaj: Tatimet, luftë ndaj informalitetit!
Drejtori i Përgjithshëm: Qëllimi i Drejtorisë së Tatimeve është rritja e pagesave të sigurimeve shoqërore!
Ilir Binaj, drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, gjatë një bashkëbisedimi me pensionistë për skemën e pensioneve, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama, tha se qëllimi i drejtorisë së Tatimeve është rritja e pagesave të sigurimeve shoqërore dhe lufta ndaj informalitetit.
Sipas Binajt, rritja e pagesave të kontibuteve në skemën e sigurimeve shoqërore, do të mundësonte një rritje të qëndrueshme të pensioneve.
“Kjo nuk është vetëm çështje financiare, por çështje respekti dhe drejtësie. Për këtë qëllim detyra ime e parë me ardhjen nga SHBA dhe emërimin si drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve është rritja e pagesave të sigurimeve shoqërore dhe lufta ndaj informalitetit që ishte me pagat e mosdeklaruara”, u shpreh Binaj.
“Përpjekja jonë është rrisim pagesat e këtyre kontributeve në skemën e sigurimeve shoqërore, gjë që do të mundësonte një rritje të qëndrueshme të pensioneve”, shtoi ai.
Binaj informoi se Drejtoria e Tatimeve ka marrë një sërë nismash për të ulur informalietin, duke filluar nga ndërgjegjësimi i bizneseve dhe tatim-paguesve, dhe duke vazhduar me krijimin e taskforcës për investigim në terren si një përgjigje ndaj atyre që informalitetin e shohin si mundësi fitimi.
Binaj tha në fjalën e tij, se ka ardhur koha që bizneset të kuptojnë se pagesa pa hile e sigurimeve shoqërore nuk është një shpenzim, por investim në vlerat tona si shoqëri.
“Një pagesë e vonuar për ata që kanë dhënë kaq shumë”- u shpreh Binaj.
Në mbyllje të fjalës së tij, Binaj theksoi se bashkë me bizeneset dhe tatimpaguesit do të mund të krijohet një e ardhme ku sistemi i pensioneve, jo vetëm plotëson nevojat e pensionistëve të sotëm, por vendos një standard për brezat që do të vijnë.
(ATSH)