Shkencë dhe modë në Javën Amerikane të Kulturës

Pas një hapjeje spektakolare të Javës së Kulturës Amerikane, me koncertin rock në Pazarin e Ri, kjo javë ka vijuar me dy aktivitete interesante. Njëri prej tyre dedikuar fëmijëve, titullohej Space Night dhe u zhvillua në Këndin Amerikan të Tiranës


Pas një hapjeje spektakolare të Javës së Kulturës Amerikane, me koncertin rock në Pazarin e Ri, kjo javë ka vijuar me dy aktivitete interesante. Njëri prej tyre dedikuar fëmijëve, titullohej Space Night dhe u zhvillua në Këndin Amerikan të Tiranës.

Fëmijët zbuluan mrekullitë e hapësirës në Space Night, një aktivitet argëtues dhe edukues për fëmijë dhe adoleshentë. Ata shijuan aktivitete praktike dhe ekspozitën mbi eksplorimin e hapësirës, duke mësuar më shumë rreth universit që na rrethon.

Space Night ishte një event që ka si objektiv ofrimin e një përvojë edukative dhe tërheqëse të përqendruar rreth eksplorimit të hapësirës dhe astronomisë, i përshtatshëm për fëmijët nga mosha 12-18 vjeç.

Njëkohësisht, në një mjedis tjetër në Tiranë, tek Destil Creative Hub, u zhvillua një seminar i mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Akademinë për Gratë Sipërmarrëse (AWE). Stilistja Noor Bchara zhvilloi një seminar me AWE, e ndjekur nga një festë e hapur e pesëvjetorit të programit AWE në Shqipëri.

Stilistja amerikane Noor Bchara u takua me gra sipërmarrëse të suksesshme që po transformojnë bizneset e tyre. Noor Bchara është stiliste e cila e bazon punën e saj tek riciklimi dhe rifutja në ciklin e modës e materialeve të përdorura më parë.

Ajo mori diplomën e saj të Arteve të Bukura në Dizajn Mode nga Instituti i Teknologjisë së Modës në Nju Jork dhe Polimoda në Firence, Itali. Praktikën e parë të punës e bëri në Marc by Marc Jacobs dhe gjithashtu ka dizajnuar për Zac Posen, TAHARI ASL, Ellen Tracy dhe aktualisht për Kate Spade.

Noor Bchara themeloi NOORISM në 2015 që është një markë veshjesh për femra me bazë në Bruklin që prodhon veshje dhe aksesorë duke përdorur xhinse të ripërdorura, të gjitha të prodhuara në Nju Jork.

(ATSH)

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni