Spiropali: Investimet publike në bujqësi rritën konkurrueshmërinë e produkteve “Made in Albania”

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali vlerësoi sot se investimet publike në bujqësi janë një prej burimeve kryesore për rritjen e prodhimit dhe konkurrueshmërinë e produkteve agroushqimore “Made in Albania”.


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali vlerësoi sot se investimet publike në bujqësi janë një prej burimeve kryesore për rritjen e prodhimit dhe konkurrueshmërinë e produkteve agroushqimore “Made in Albania”.

Në sallën e seancave plenare të Kuvendit, zhvilloi punimet sot samiti rajonal parlamentar, me temë “Rruga drejt sistemeve gjithëpërfshirëse dhe fleksible agroushqimore në rajon”.

Në samit marrin pjesë anëtarë të komisioneve parlamentare të bujqësisë dhe ushqimit të vendeve të Europës dhe Azisë Qendrore.

Duke iu adresuar këtij samiti, Spiropali u ndal te sfidat e zhvillimit të bujqësisë në vendin tonë.

Ajo vlerësoi se çështjet e zhvillimit bujqësor dhe cilësia ushqimore janë përparësi e të gjitha vendeve, veçanërisht në kontekstin e stabilitetit dhe kërcënimeve gjeopolitike.

“Të tilla i konsiderojmë në Shqipëri duke u munduar të krijojmë një sinergji funksionale ndërmjet zhvillimit bujqësor, rritjes dhe shtimit të shërbimeve, përmirësimit të cilësisë së jetës në zonat rurale dhe përmirësimit të cilësisë ushqimore për të gjithë popullatën”, tha Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit theksoi po ashtu se “Shqipëria ka arritur sukses të konsiderueshëm në reduktimin e fragmentimit të tokës bujqësore, nxitjen e bashkëpunimit në bujqësi dhe modernizimin e shërbimeve bujqësore për të mbështetur fermerët dhe prodhuesit në sektorin agro-ushqimor.

Spiropali tha se aktualisht kontributi i bujqësisë në PBB është rreth 18 %, ndërkohë që në bujqësi është punësuar rreth një e treta e fuqisë punëtore të vendit.

“Përmirësimet në këto raporte janë të ndjeshme, nëse mbajmë parasysh që para 15 vjetësh, bujqësia, në rastin më të mirë, jepte rreth 20 për qind të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto të vendit, ndërkohë që në bujqësi ishte punësuar mbi 40 për qind, në disa vite edhe 50 për qind, e forcës së punës”, tha ajo.

Sipas Spiropalit, mbështetja e bujqësisë, sidomos nëpërmjet shtimit të investimeve për fermat dhe fermerët, është jetike për këtë sektor, por edhe për ekonominë e vendit.

“Ne gjithashtu po përpiqemi të ndërtojmë sinergji funksionale mes rritjes së prodhimit dhe cilësisë së produkteve bujqësore me sektorët e agroindustrisë dhe agropërpunimit. Kjo sinergji jo vetëm garanton ushqimin cilësor për popullsinë, rrit potencialet eksportuese të këtyre sektorëve, por edhe zgjeron potencialet e tyre për diversifikimin e punësimit të forcës së punës që jeton në fshat”, tha Spiropali.

Duke u ndalur te rritja e numrit të turistëve, Kryetarja e Kuvendit theksoi po ashtu se po punohet për zgjerimin e aksesit të fermerëve shqiptarë në tregun turistik të vendit, edhe nëpërmjet ofrimit të ushqimeve cilësore vendase.

“Zbutja e asimetrisë midis kontributit në punësim dhe kontributit në rritjen ekonomike na zbulon një nevojë tjetër tjetër, për ndërhyrje në bujqësinë shqiptare: rritjen e produktivitetit. Kjo do të lehtësojë e bëjë më pak të kushtueshme rrugën e fermerëve shqiptarë drejt eksporteve dhe tregjeve të huaja”, shtoi ajo.

Në këtë drejtim, Spiropali theksoi se po zgjerohet mbështetja nëpërmjet subvencioneve, si incentiv për rritjen e kooperimit, zhvillimin e ekonomisë së shkallës, rritjen e produktivitetit, konkurrencës dhe sigurisë ushqimore.

Spiropali bëri të ditur po ashtu se së shpejti do të fillojë zbatimi i Skemës Kombëtare të Investimeve në Ferma, një program i rëndësishëm në ndihmë të zhvillimit të bujqësisë, i cili synon mbështetjen drejtpërdrejt të fermerëve.

Kjo skemë, sipas saj, “është pjesë e politikave për nxitjen dhe mbështetjen e zhvillimit të bujqësisë, por edhe përmirësimin e kushteve të jetesës në zonat rurale”.

“Vitet e fundit, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar mjaft ligje apo ndryshime ligjore që mbështesin zhvillimin bujqësor e rural, si për titujt e pronësisë, mbrojtjen e tokës, menaxhimin e integruar të burimeve ujore, etj. Kemi mbështetur e ratifikuar mjaft marrëveshje të Qeverisë me qeveri e organizata partnere, për mekanizma dhe burime të mbështetjes së zhvillimit bujqësor e rural, menaxhimin e rreziqeve të zhvillimit bujqësor, etj. Vetëm gjatë këtij sesioni kemi miratuar përmirësime ligjore për sektorin e peshkimit, për prodhimin organik, etiketimin dhe kontrollin e produkteve organike dhe për shërbimin veterinar”, theksoi Spiropali.

(Marrë nga ATSH)

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni