Balluku në Lezhë: Ndërtojmë rrjetin e furnizmit me ujë për tri lagje

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishte sot në Lezhë në ceremoninë e nisjes së punimeve për zbatimin e Programit Infrastruktura Bashkiake V


Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishte sot në Lezhë në ceremoninë e nisjes së punimeve për zbatimin e Programit Infrastruktura Bashkiake V, i cili parashikon investime në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve.

Ky program, sipas ministres përfshin ndërtimin e rrjetit të furnizimit me ujë për tri lagje në Lezhë, rehabilitimi i impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura, si dhe ndërtimi i sistemit të ndarë të ujërave të bardha për të shmangur përmbytjet.

Në fjalën e saj ministrja Balluku tha se ky projekt parashikon gjithashtu investime në infarstrukurë si dhe shërbime inxhinierike dhe mbështetje institucionale prej rreth 18 milionë eurosh. (ATSH)

📍Lezhë- Programi Infrastruktura Bashkiake V, ndërhyrje të rëndësishme në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve

📍Lezhë- Programi Infrastruktura Bashkiake V, ndërhyrje të rëndësishme në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve

Posted by Belinda Balluku on Tuesday, October 22, 2024

“Do të ndërtohen rreth 3 kilometra linjë transmetimi kryesore për furnizmin me ujë në Shëngjin, si një nga njësitë më të rëndësishme turistike të vendit tonë, rrjet i ri shpërndarës prej rreth 12 km për lagjen Kodër Marleka, rrjet i ri shpërndarës prej rreth 16 km për fshatrat Kakariq dhe Goxhaj, si dhe dy puse të rinj uji”, u shpreh ministrja.

Ministrja tha ndër të tjera se sezoni veror ka qenë i suksesshëm.

“Në zonat bregdetare nga jugu në veri kemi prodhuar gjatë sezonit veror 215 mijë m3 ujë në ditë dhe kemi përpunuar në impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura rreth 170 mijë m3 në ditë”, u shpreh ministrja.

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni